Investigimi i ‘Le Iene’, si e braktisi ambasadori Gazheli fëmijën shqiptar në kampin sirian: S’na përgjigjet më në telefon

Read Time:1 Minute, 0 Second

Gazetari italian i emisionit ‘Le Iene’ Luigi Pelazzo ka treguar për SYRI TV dhe SYRI.net se si ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli ka braktisur një fëmijë shqiptar në Siri.

Pelazzo ka treguar në një intervistë për gazetarin Bledian Koka, se gazetarët e ‘Le Iene’, kanë mundur që të shkojnë deri në kampin ku qëndron Alvin Berisha, së bashku me babain e tij.

Por autoritetet siriane nuk ua kanë dhënë fëmijën, pasi kërkonin që një diplomat shqiptar të ishte i pranishëm gjatë këtij dorëzimi. Për këtë arsye, gazetari Pelazzo i ka kërkuar ambasadorit shqiptar në Turqi, Gent Gazheli, që të vinte për të qenë i pranishëm në këtë operacion dorëzimi.

Pelazzo ka rrëfyer bisedat me ambasadorin shqiptar në Turqi për çështjen e Alvin Berishës që ndodhet në kampet e Sirisë dhe dështimin e qeverisë shqiptare për të sjellë në Shqipëri 11-vjeçarin.

Gazetari tregon takimin e babait me djalin pas pesë vjetesh ne kampin kurd dhe zhgënjimin nga ambasadori Gent Gazheli, i cili i ka premtuar se do t’ia dërgonte djalin në Itali por e ka gënjyer.

Pelazzo shpjegon gjithashtu se për kjo situata ishte shume e lehte per të marrë një zgjidhje nga diplomacia shqiptare.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Negociatat, Meta flet për TV shtetëror të Estonisë: Holanda dhe Franca të ndjekin shembullin e Gjermanisë
Next post Beteja për Shkodrën, Voltana Ademin nuk e ftojnë në mbledhje