Letra e Bashës/ Përfaqësuesja e Bankës Botërore: PPP-të, duhet të kenë transparencë

Read Time:1 Minute, 10 Second

Kreu i PD-së Lulzim Basha u dërgoi një letër bankave të nivelit të dytë dhe Guvernatorit të Shqipërisë, Gent Sejkos për çështjen e financimeve të PPP-ve.

Përfaqësuesja e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Maryam Salim gjatë një konference në Tiranë tha se PPP-të nuk janë një gjë e keq, por duhet të jenë transparente.

PPP nuk janë një gjë e keqe se asnjë vend nuk i përmbush të gjitha nevojat infrastrukturore vetë, çështja është si i menaxhoni, transparenca, përfitimet dhe përparësitë. Ajo ku duhet të investojnë apo jo bankat, ua lë atyre, se çdo bankë kur vendos shikon se çfarë ka kuptim për ata. Kemi një sektor mjaft të gjallë në Shqipëri. Nuk duhet të themi që nuk duhet të ketë PPP, por ti bëjmë ato më transparente” tha ajo.  Ndërsa përfaqësuesja për Shqipërinë, Hilda Shijaku u shpreh se “Ndryshimet në ligjin e koncesioneve janë pozitive. Po punojmë për hartimin e një raporti për kontratat koncesionare, për të parë kostot dhe ndikimin që kanë në ekonomi“.”, u shpreh ajo.

Basha në letrën e drejtuar bankave theksoi se nga aktiviteti i paligjshëm i prodhimit të drogës dhe trafikimit të saj nga Shqipëria, gjatë këtyre viteve të fundit, janë prodhuar miliarda euro. Sipas tij këto para janë përdorur për të korruptuar qeveritarë dhe punonjës publikë me qëllim pastrimin e parave të përfituara nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike apo dhe korrupsioni.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Skandali në “Zyber Hallulli”, Zhupa: Denada Seferi nuk shkarkohet, mbrohet politikisht
Next post Pompeo: Greqia të udhëheqë Ballkanin, kjo është dëshira e SHBA