“Të forcojmë në të gjitha fushat marrëdhëniet dy palëshe” Presidenti Meta pret ambasadoren e re të Letonisë

Read Time:59 Second

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar sot ambasadoren e re të Letonisë në Shqipëri, Znj. Solvita Āboltiņa. Me një postim në “Facebook”, Kreu i Shtetit thotë se Shqipëria dhe Letonia, si aleate në NATO, ndajnë vizione të përbashkëta për sfidat e sigurisë europiane. Meta gjithashtu ka falenderuar autoritetet letoneze për mbështetjen konsekuente për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor

Pata kënaqësi të prisja sot Ambasadoren e re të Letonisë në Shqipëri, rezidente në Itali, Znj. Solvita Āboltiņa, një personalitet mjaft i spikatur politik e diplomatik, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
E urova në detyrën e re dhe e sigurova për bashkëpunim të ngushtë në arritjen e objektivit të përbashkët për forcimin e mëtejshëm e në të gjitha fushat të marrëdhënieve dy palëshe.
Shqipëria dhe Letonia, si aleate në NATO, ndajnë vizione të përbashkëta për sfidat e sigurisë europiane.
Garantova për vijimin e kontributit të Shqipërisë në kuadër të forcave të NATO-s në Letoni.
Gjithashtu falenderova autoritetet letoneze për mbështetjen konsekuente për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Mirënjohës Letonisë për ndihmat humanitare për lehtësimin e pasojave të tërmetit dhe përmbytjeve në vend.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post DW: Në Kosovë troket ora e politikës reale
Next post E shpëtoi një mrekulli, Teqja: Më e keqja kaloi, së shpejti do të jem gati