Fitorja e VV në Kosovë/ Grida Duma: Fjalët e Albin Kurtit një lloj vërtetësie që njerëzit kanë nevojë ta dëgjojnë

Read Time:1 Minute, 12 Second

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Grida Duma, ndërsa ka komentuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë, tha se ajo që vihet re te Albin Kurti është “entuziazmi i fjalëve të vërtetë”.

E Ftuar në emisionin “360 Gradë”, Duma tha se në ndryshim nga Kosova, në Shqipëri mungon një lloj humusi idealist. 

“Ajo që vihet re te Albini është entuziazmi i fjalëve të vërteta. Një lloj vërtetësie që njerëzit kanë nevojë ta dëgjojnë, që ne këtu e kemi në nivel batutash, sepse vërtetësia e gjërave nuk thuhet fare.

Unë nuk e gjej një lloj humusi idealist në Shqipëri. Ato ndoshta e kanë nga lufta, ndoshta i vjen nga mbijetesa ose ndoshta i vjen sepse fatkeqësisht shqiptarët historikisht rezultojnë më të varfër ekonomikisht se kosovarët qoftë edhe në periudhën e tyre komuniste, sepse kanë pasur një minimum prone private.

I vjen për faktin se duhet të kenë qenë koheziv sepse kanë qenë nën presionin shtypës të etnisë dhe të problemeve me luftën. Dhe aty shfaqet ende një nevojë e qartë për të ndryshuar dhe për të përkrahur ndryshimin pavarësisht se Albini do të ndryshojë qëndrimet e veta

Është zbutur që sot në qëndrimet e veta. Pa dyshim që bën mirë që edhe popujt të shikojnë që ata që bëjnë premtime super nacionaliste e kanë krejt të pamundur që të mos balancojnë ato kur vijnë në qeverisje dhe kjo ka për t’u parë në momente të tjera”, tha Duma.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Bushati “shuplakë” Ramës: Në demokraci zgjedhjet janë garë vlerash dhe jo të fortësh!
Next post Analisti Enver Robelli: Rama s’mund të bëjë politikë ndaj Kosovës me kosovarë privat