Home Politike Duka: Fermerët janë pa treg, pa subvencione dhe pa orientim

Duka: Fermerët janë pa treg, pa subvencione dhe pa orientim

nga Editor

Kreu i partisë Agrare Ambientaliste në një reagim në facebook shkruan se fermerët sot protestuan sepse janë pa treg, pa subvencione dhe pa orientim.

Ndër të tjera Duka shkruan se Partia Agrare Ambientaliste kërkon ngritjen e një Strategjie Kombëtare për bujqësinë.

Postimi i plotë  i Agron Dukës

Fermerët sot protestuan sepse janë pa treg, pa subvencione dhe pa orientim. Me pak fjalë, të falimentuar. I mbështesim në kërkesat e tyre legjitime dhe në të drejtën për të kërkuar zgjidhje edhe me protesta kombëtare. Sot ishim me ata dhe do të jemi në krah të tyre derisa të realizohen kërkesat minimale, pranë standardeve të rajonit. Sepse një shtet që paguan 20 milionë euro për një kilometër rrugë, nuk mund të ketë një skemë mbështetëse me vetëm 5 milionë euro për sektorin që punëson 47.7% e totalit të të punësuarve në vend.

Ne si Parti Agrare Ambientaliste e kemi kërkuar dhe vijojmë të kërkojmë ngritjen e një Strategjie Kombëtare për bujqësinë, me të cilën të hidhen themelet e një qasje afatgjatë që të afrojë këtë sektor jo vetëm me Rajonin, por edhe me BE-në. Treg në të cilin kërkojmë të integrohemi, por që do të jetë i pamëshirshëm ndaj produkteve tona të pa subvencionuara.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!