Home Aktualitet Monika Kryemadhi: 5 prioritetet e LSI, të nevojshme për t’u vënë në zbatim menjëherë

Monika Kryemadhi: 5 prioritetet e LSI, të nevojshme për t’u vënë në zbatim menjëherë

nga Sonila Osmanaj

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me gratë në Divjakë.

Në fjalën e saj, Kryemadhi ka folur për programin politik të LSI, duke theksuar se është e nevojshme që 5 pikat e kësaj force politike të vendosen menjëherë në zbatim.

Kryemadhi gjithashtu ka vlerësuar rolin e gruas duke theksuar se një nga prioritetet e LSI është fuqizimi ekonomik i saj.

Fjala e Monika Kryemadhit me gratë në Divjakë

Doja t’ju thosha që takimet me gratë janë shumë pozitive për mua dhe tepër motivuese gjithashtu.
Sepse për një grua sot në politikë është shumë e vështirë dhe nëse nuk do të ketë solidaritetin dhe përkrahjen e grave, e sidomos të grave të reja, e bën të pamundur misionin tonë, dhe një nga pikat tona kryesore të programit tonë është fuqizimi ekonomik i gruas.
Gruaja është themeli i një familjeje dhe po ishte gruaja e fortë, po ishte në një komoditet për të jetuar, sigurisht edhe respekti mes burrit dhe gruas do të jetë i barabartë, por nga ana tjetër edhe fëmijët do të jenë më të ndjeshëm, më të mbarë dhe do të kenë mundësinë e një edukimi dhe shkollimi më të mirë.
Ndërkohë kemi edhe 5 pikat, 5 prioritetet që ne si LSI i kemi prezantuar tashmë, dhe që janë të nevojshme për tu vënë në zbatim menjëherë.
Këtu në Bashkinë e Divjakës faktikisht është një bashki që ka mundësi punësimi dhe zhvillimi të sektorit të turizmit jashtëzakonisht të mëdha, pavarësisht se çfarë ofron bujqësia në këtë zonë, që është një tjetër prioritet për ne, të cilin ne e prekim me kartën e fermerit, me TVSH-në për prodhimet, jo përsa i përket TVSH-së direkte, por përsa i përket konsumimit që shqiptarët të hanë mirë dhe lirë.
Pra, të hanë prodhimet vendase dhe pse jo për të konkurruar prodhimet e huaja, po ashtu edhe për të bërë një barrierë për prodhimet e importit. Kujtojmë këtu që 30 për qind e kërkesës për ushqime që kanë shqiptarët, ne i plotësojmë me prodhimet tona vendase.
Një tjetër prioritet, një tjetër pikë tjetër e rëndësishme e programit tonë është edhe arsimi, për vajzat dhe për djemtë e rinj. Pse e quajmë këtë kryesore? E quajmë kryesore, sepse nëse ne nuk do të kemi fëmijët tanë të arsimuar, nuk do të konkurrojmë dot nesër në tregun e punës. Nuk do të kemi mundësi jo vetëm për të zhvilluar ekonominë tonë, por edhe për të zhvilluar gjithë infrastrukturën tonë, turizmin, bujqësinë, agro-turizmin, agro-përpunimin.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!