‘Zgjedhjet parlamentare dhe lokale janë afër, do i kthejmë sovranit vendimmarrjen’
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në një prononcim për ‘Gazeta Shqiptare’, u shpreh shpresëplotë se zgjedhjet e njëkohshme, parlamentare dhe lokale janë afër dhe beson se rikthimi i vendimmarrjes te sovrani zgjidh krizën politike.
Aleati i PD-së thotë se beteja e opozitës bëhet kundër mbipushtetit të Edi Ramës. Rilindjen pasi 21 viteve pushtet dhe 7 viteve qeverisje, Shpëtim Idrizi shprehet se është e plakur, e lodhur, ndërsa opozitës i duhet kohezion.
Kreu i PDIU-së flet për objektivat e koalicionit opozitar, hapje të opozitës pavarësisht siglës së partive, dialog me qytetarët, ekip të ri me afrimin e të rinjve e intelektualëve, platformë që zgjidh krizën si dhe protesta deri në zgjedhje të reja qendrore e lokale dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila të bëhet garante e votës së lirë.
Z. Idrizi thotë se në këtë platformë janë përfshirë edhe propozimet e PDIU-së, ndërkohë që ka dakordësinë e liderit demokrat, Lulzim Basha, përmes një marrëveshjeje të të dyja palëve për angazhimin e çështjes kombëtare, në mënyrë të veçantë, çështjes çame.
Me Shume
Këlliçi: Durrësi në shërbim të Klodian Zotos dhe aferës së iceneratorëve, do trefishohet taksa e pastrimit
Partia Demokratike vijon të denoncojë me fakte vjedhjen përmes aferës së inceneratorëve. Deputeti demokrat Belind Këlliçi u shpreh gjatë një...
Tedi Blushi: Nuk ka shtet! Ka vetëm krim që ka shtetin e vet!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas ngjarjeve kriminale të dy ditëve të fundit, të...
‘Rritja e çmimeve marramendëse’/ Meta: Varfëria po thellohet, qeveria asnjë masë për qytetarët
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaron se rritja e çmimeve po thellon varfërinë në vend. Meta denoncon edhe...
Berisha: Protesta për të larguar qeverinë sa më shpejt. Rama kryeministri më i dobët
Nga takimi me ekspertët e bujqësisë dhe fermerët, kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se shqiptarët duhet të ngrihen në...
Berisha: Bujqësia e shpërfillur nga qeveria, qëndrim armiqësor ndaj fermerëve
Kryetari i PD, Sali Berisha akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se kanë braktisur sektorin bujqësor. Gjatë një takimi me...
Këshilli i Ambasadorëve: Stoltenberg, i qartë për këdo që provokon skenare destabilizuese për Kosovën
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë tha në një deklaratë se mesazhet e Sekretarit Stoltenberg të NATO-s janë një sinjal i qartë...