Home Aktualitet Dështimi i diplomacisë dhe praktikat e provokacias

Dështimi i diplomacisë dhe praktikat e provokacias

nga Sonila Osmanaj

Florion Metohu

Në datën 23 janar ka ardhur një reagim në faqen zyrtare në Facebook të ambasadës ruse në Shqipëri, ku citohej Ministria e Jashtme Ruse për gjoja një deklaratë të Ramush Haradinaj i cili, sipas ambasadës, paska kërcënuar Bashkimin Europian se nëse nuk pranohet integrimi i Kosovës në BE dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare si dhe nëse Serbia nuk njeh zyrtarisht Kosovën, ai do të propozoj një referendum për bashkimin me Shqipërinë.

Sipas MInistrisë së Jashtme Ruse, të cituar nga ambasada, ky na qënka një “provokim” i rëndë i cili cënon integritetin territorial të vëndeve të rajonit dhe rrjedhimisht stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Duke mos dashur të hyj në vërtetësinë apo jo të deklaratave të z. Haradinaj apo dhe në thelbin e çështjes së referendumit për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, pasi është shumë e komplikuar për tu shtjelluar në shkrimin e një gazete, doja të shkruaja dy rreshta për sinqeritetin e Moskës zyrtare dhe të përfaqësuesve në Tiranë lidhur me merakun e tyre për stabilitetin e rajonit.

Të gjithë e dinë se sa merakoset Kremlini për integritetin territorial të shteteve të ndryshme kur i rrëmbeu territorin e Krimesë Ukrainës dhe mbajtja e trupave te saj në rajonet lindore të këtij vendi. Të gjithë e dinë se sa për zemër e ka dhe stabilitetin kur ndërhyn në Gjeorgji apo kur ndërhyn në krahë të diktatorëvë për të shtypur popujt e tyre, siç është rasti i Sirisë dhe Bjellorusisë.

Nëse dikush vë në dyshim “sinqeritetin” e Rusisë për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, ti hedhi një sy armatosjes së paprecedent që ajo po i bën Serbisë, duke ngritur alarmin në të gjitha kryeqëndrat e rajonit por edhe ne Bruksel.

Ndërtimi i një qëndre operacionale ruse në qytetin e Nishit të Serbisë, e kamufluar si qëndër e përbashkët ruso – serbe për emergjencat humanitare, por që në fakt është një trampolino për të gjitha operacionet subversive ruse në rajon, është një tjetër element që tregon “se sa për zemër” e ka Kremlini stabilitetin e Ballkanit.

Shëmbulli më konkret i këtyre operacioneve klandestine për de“stabilitetin” e rajonit ishte tentativa e dështuar e grushtit të shtetit në Mal të Zi në vitin 2016, për të penguar anëtarësimin e këtij të fundit në NATO. Onganizatorë të dënuar janë dy qytetar rus, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, të dyshuar si anëtar të shërbimit sekret ushtarak rus GRU, si dhe nëntë qytetar serb me background ushtarak.

Natyrisht reagimi i Ministrisë së Jashtme ruse, i përcjell nga ambasada e saj në Tiranë vje disa ditë pas dëbimit të një diplomati rus nga ana e shteti shqiptar. Ajo e quajti një provokim të Tiranës zyrtare që nuk do të ngelej pa një kundërpërgjigje.

Në fakt është bër e zakonshme të dëgjosh lajme për dëbimin e diplomatëve rus nga vende të ndryshme. Ndoshta kjo ka të bëj me “zakonin e keq” që diplomatët e saj kanë në mosrespektimin e ligjeve të shteteve ku ata janë mysafir.

Shpesh ata janë të përfshirë në fshirjen e gjurmëve të agjentëve rusë të përdurur për eliminimin e kundërshtare politik të Kremlinit, siç janë rastet e ndodhura në Angli apo Gjermani.

Shqipëria dhe Kosova, janë dy shtete të vogla dhe të varfëra, me një fuqi të limituar negociuse, të cilat nuk kanë mundësi të shantazhojnë askënd, aq më pak Bashkimin Europian, në të cilin inspirojnë të integrohen një ditë. Kjo do ta bënte qesharake çdo lloj tentative presioni ndaj BE-s nga ana e këtyre dy shteteve.

Do ishte mirë që ne vend që Ambasada Ruse në Tiranë të harxhonte kohë me provokime të tilla, të merrte informacione nga Mnistria e Jashtme ruse, për të na treguar sa i vërtet është denoncimi sensacional i Alexei Navalny, rreth rezidencës mbi një miliard dollarëshe të Vladimir Putin.

Meqënëse kjo ambasadë ka filluar të merret me “gossip” të politikës kosovare dhe shqiptare, ne do ishim shumë të interesuar te merrnim një konfirmim të ekzistencës ose jo të kësaj rezidence monstruoze që është kthyer në sensacion gossip-ar që pas publikimit në Youtube nga kundërshtari politik i arrestuar i Kremlinit, Alexei Navalny (provokim?!)

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!