Home Aktualitet Ylli Manjani: Strategjia e PS është që të dalin në votime sa më pak shqiptarë. Ja si duhet të përgjigjet opozita

Ylli Manjani: Strategjia e PS është që të dalin në votime sa më pak shqiptarë. Ja si duhet të përgjigjet opozita

nga Sonila Osmanaj

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se strategjia e PS është që të dekurajojë pjesëmarrjen e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në Facebook, Manjani shton se diversionet për opozitën që bëhen nga ana e qeverisë, kanë si qëllim të trembin zgjedhësit të mos marrin pjesë në zgjedhje.

Ai thotë se kjo strategji e qeverisë mund të mundet vetëm duke bashkuar partitë e opozitës në një front dhe në një listë, përmirësuar listën e kandidatëve dhe komunikim direket me votuesit.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook:

“Hesapi që bën partia moniste në pushtet është që në votime të marrin pjesë rreth 1.3 milionë zgjedhës.

Me këtë shumicë pjesëmarrje (më e ulëta në historinë e zgjedhjeve politike) dhe me përqindjen më të madhe se partitë e tjera, të cilat nuk bashkohen në një listë,  partia moniste siguron edhe njëherë qeverisjen e vetme. Pra, siguron sundimin përfundimtar mbi demokracinë dhe pluralizmin politik në vendimmarrje. Ndërhyrja moniste në sistemin zgjedhor, në thelb synon vendosjen e sundimit afatgjatë të partisë moniste.

Ky është hesapi i tyre!

Ndaj dhe bëjnë çmos të trembin zgjedhësit të mos marrin pjesë në zgjedhje. Nxisin e përhapin llafe për përçarje dhe për dobësim të kundërshtarëve.

Fajsojnë deri në absurd opozitën për çdo maskarallëk që bëjnë vetë, me qëllim që të neveritet votuesi dhe të thotë “këta janë të gjithë njësoj”, duke nxitur kështu largimin e njerëzve nga zgjedhjet. Kulmi arrin, fjala vjen kur kapen në flagrancë duke vjedhur vota, ose duke bërë alliverishe mafioze dhe thonë “fajin e ka Saliu/Basha/Iliri”…

Kjo është strategji e tyre dhe nëse do funksionojë, vendi zhytet keq në errësirë demokratike. E krahasueshme me errësirën e sundimit 50 vjeçar komunist.

Kjo strategji e sunduesve mposhtet duke:

  1. Bashkuar partitë e opozitës në një front dhe në një listë.
  2. Përmirsuar cilësinë e kandidatëve me emra të pakonsumuar dhe që ofrojnë votues jo militantë.
  3. Komunikim i vazhdueshëm në terren me zgjedhësit, jo thjesht në media, i mesazhit “zgjedhje për të shpëtuar demokracinë, jo partinë”.

Pjesëmarrja masive në zgjedhje është zgjidhja.

Largimi nga votimi çon në sundim!”.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!