Home Aktualitet Klajda Gjosha: Për LSI perspektiva evropiane e vendit është jetike dhe në mënyrë absolute e patjetërsueshme dhe e panegociueshme!

Klajda Gjosha: Për LSI perspektiva evropiane e vendit është jetike dhe në mënyrë absolute e patjetërsueshme dhe e panegociueshme!

nga Sonila Osmanaj

Mund ta them me krenari që procesi i integrimit evropian për LSI është pjesë e ADN, identitetit të saj, pjesë e historikut të saj që nga momenti i krijimit. Për LSI perspektiva evropiane e vendit është jetike dhe në mënyrë absolute e patjetërsueshme dhe e panegociueshme në këtë rrugëtim që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejt me fatet e qytetarëve tanë, me standardet e jetesës së gjithë shqiptarëve. Procesi i integrimit nuk është thjesht një proces politik ku ne në një mënyrë mekanike shohim të plotësojmë vetëm 15 kushtet e vendosura sot për vendin për të velur negociatat në mënyrë zyrtare. Por në fakt është procesi i reformimit, i modernizimit, ku nëpërmjet të gjithë politikave zhvillimore, nëpërmjet vënies prioritet të të gjithë sektorëve kyç të zhvillimit ekonomik që kanë të bëjnë me bujqësinë, mjedisin, turizmin dhe të gjitha fushat mund të rrisë ekonominë, të hapë më shumë vende pune dhe në mënyrë të drejtpërdrejt të rrisë nivelin e jetesës për të gjithë qytetarët dhe ta standardizojë këtë nivel me të gjithë qytetarët e tjerë të BE.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!