Home Politike Kryemadhi: Ulja në tryezë me Edi Ramën zgjat krizën politike

Kryemadhi: Ulja në tryezë me Edi Ramën zgjat krizën politike

nga Editor

Për Monika Kryemadhin, ulja në tryezë me kryeministrin Edi Rama do të zgjaste dhe do të zvarriste krizën politike në Shqipëri. Për kryetaren e LSI, opozita ka paraqitur një platformë të qartë për të nxjerrë vendin nga kriza dhe sipas saj, dialogu fillon në momentin që garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Znj. Kryemadhi, për tu kthyer në krizën politike në vend, Z. Basha ka deklaruar pak ditë më parë, se ka ri shprehur refuzimin për tu takuar me Edi Ramën duke cituar edhe deklaratat e tij se është i gatshëm që të vijë në selinë blu, ju si ish-përfaqësuese e koalicionit me Edi Ramën e shikoni të mundur, ju vetë do të uleshit në një tryeze me Edi Ramën apo në të kundërt do të ishit ju një iniciatorë për të organizuar një tryezë në të cilët të bëheshit bashkë….
Nuk mendoj se është një çështje tryeze, është që mediat dhe gazetarët nuk merren me thelbin, por me aparencën sepse çfarë ka ndodhur në Shqipëri, në Shqipëri ka ndodhur që politika merret me fasadë, merret me propagandë, nuk merret me thelbin e asaj çfarë ndodh? Ne si opozitë kemi një material të nënshkruar 7 muaj përpara më 23 prill të 2019, ku janë më se të qarta kushtet e opozitës, sikurse edhe fronti opozitar, tryeza e partive aleate të frontit opozitar, mblidhet në mënyrë permanente dhe ka një draft, një plan punë, një action plan mund të themi për daljen e vendit nga kriza që janë shumë të thjeshta.
Çdo diskutim dhe çdo monolog politik që mund t’i ofrojmë sot shqiptarëve është largimi i vëmendjes nga problemi. Ajo që opozita e ka bërë shumë të qartë është se vetëm zgjedhjet e reja janë ato që mund ta nxjerrin vendin nga kriza, zgjedhjet të tjera që t’ju garantojnë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjidhje të cilat janë të distancuara dhe të ndara përfundimisht nga krimi dhe ndërhyrja politikë në procesin e administrimin e zgjedhjeve. Ju thatë pak më përpara që Kosova për 2 orë nxori rezultatin dhe çdo gjë ishte dhe çdo veprim i ndërhyrjes së segmenteve të drejtësisë ndaj çdo intimidimi apo ndaj çdo prekjeje apo krimi elektoral, ishte i menjëhershëm. Çka do të thotë që ajo çka kërkon opozita sot është e domosdoshme.
Ulja në tryezë për hir të së vërtetës do të zgjaste procesin e krizës dhe ulja në tryezë do të sillte po të themi një zvarritje të problematikave ashtu sikurse për hir të së vërtetës duam apo s’duam nga dialogu në politikë zgjidhet kjo krizë, në të cilën është përfshirë sot Shqipëria dhe shkaktari i kësaj krizë është pikërisht mazhroanca dhe z.Rama.
Mungesa e Gjykatës Kushtetuese ka bërë që ne të mos kemi një arbitër të zgjidhjes së problemeve. Mungesa e pavarësisë së sistemit të drejtësisë sigurisht që ka bërë një kapje të këtij sistemi dhe mosfunksionimin e dialogut politik. Dhe ajo që mendojmë ne si opozitë është që institucionalizimi i dialogut politik nuk duhet bërë thjesht kur ka problem Rama, flasim për dialogun politik. E mbani mend se çfarë u kërkua nga partnerët tanë ndërkombëtarë ne fillim të procesit të fushatës të votimeve të 30 qershorit pa u anuluar dekreti i Presidentit.
Pra nga partnerët ndërkombëtarë u kërkua një ulje në tryezë, u kërkuan një dialog, u kërkua krijimi i një hapësire për t’u ulur pak kushti nga të dy palët, por i vetmi njeri që nxitoi me vrap për të kundërshtuar dialogun ishte z.Rama dhe tha flasim pas datës 30 qershor.
Tashmë që z.Rama ka ngelur në një proces, i cili nuk ka nga të lëvizë, kërkon dialog për të kaluar koncesionet e tij dhe unë mendoj që opozita nuk ka pse t’i japë dialogun për koncesionet e Edi Ramës ku shqiptarët gjobiten dhe taksohen me taksa shumë të larta dhe ndërkohë paratë e shqiptarëve shkojnë në xhepat e oligarkëve dhe në xhepat e Edi Ramës.
Pra dialog për të shpëtuar ekonominë e Ramës dhe të oligarkëve besoj se nuk është i gatshëm asnjënjeri, por dialog për të zgjidhur krizën sigurisht që ka qenë opozita e gatshme dhe dialogu fillon me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pastaj ulja me Ramën në tryezë është një tjetër gjë që ne hyjmë në diskutimet tona personale me njëri tjetrin, por tryeza e opozitës së bashkuar ka qenë shumë e qartë.
Pastaj sesi i pëlqen z.Rama apo televizioneve të ndryshme për ta analizuar se kanë këndvështrime të ndryshme. Po të më pyesësh mua personalisht, po të jetë Edi Rama kryeministër, shqiptarët do të jenë të etur për të votuar kundër tij se u ka ardhur në majë të hundës, madje dhe socialistët vetë do të shkojnë të votojnë kundër Edi Ramës, po të jetë një socialist tjetër si Ditmir Bushati apo Pandeli Majko apo Musa Ulqini apo një socialist i vërtetë brenda PS-së normal që socialistët do të jenë më të prirur për të votuar PS-në sesa për të votuar kundër rilindjes së Edi Ramës.
Këtu pastaj hyjmë në analiza matematikore dhe në analiza llogari partiake. Kur z.Basha thotë pa Ramën, për hir të së vërtetës ka të drejtë sepse nuk mendon për të bërë një llogari politike në favor të partisë së tij politike, por mendon të bëjë një llogari politike kombëtarë në benefit të shqiptarëve, pra për t’iu ofruar shqiptarëve një sistem të drejtë dhe jo për të përfituar nga urrejtja që mund të kenë socialistët brenda PS-së kundër z.Rama dhe këtu z. Basha bën dhe diferencimin thotë që nuk bëhet fjalë më për të përdorur urrejtjen e socialistëve dhe të shqiptarëve kundër Edi Ramës dhe për të shkuar në një proces zgjedhor, por për të përdorur dëshirën e shqiptarëve për të ndërtuar një shtet të pakapur nga krimi dhe nga politika e kriminalizuar.

Cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë opozita pasi ju kërkoni zgjedhje të parakohshme dhe z.Rama thotë që zgjedhjet e ardhshme do të jenë në 2021 pasi dhe në Kosovë u bënë zgjedhje të parakohshme ku Kryeministri dha dorëheqjen?
Mos harroni që ka një ndryshim të madh midis z. Rama dhe z. Haradinaj, z. Rama ka fituar gjithmonë në kurriz të të tjerëve, ndërsa z. Haradinaj ka qenë nga ato familje që kanë sakrifikuar më shumë për pavarësinë e Kosovës. Janë 2 gjëra të pakrahasueshme, të krahasosh të pakrahasueshme me të krahasueshmen, përsa i përket angazhimit dhe dhënies ndaj shtetit të Kosovës dhe po të bëjmë një pyetje se çfarë i ka dhënë Edi Rama Shqipërisë, ai i ka dhënë Shqipërisë koncesione që po e vdesin çdo ditë ekonominë shqiptare. Edi Rama i ka dhënë Shqipërisë shpërnguljen e qindra-mijërave të rinjve. Edi Rama i ka dhënë Shqipërisë injorancën, idiokracinë dhe mjafton të bëni një bilanc të të gjithë institucioneve nga kush personalitete drejtohen dhe cili është kontributi i tyre, jo vetëm në shoqërinë shqiptare, por dhe çfarë background-i universitar ka dhe pas tyre do të shikojmë që i gjithë onturazhi i z.Rama mund të përmblidhet me një sistem që përfaqësohet, dhe mund të futet si një term i ri, idiokracia shqiptare.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!