Kryemadhi: Zgjedhjet, nuk është çështje datash

Read Time:3 Minute, 44 Second

Për Monika Kryemadhin nuk është e rëndësishme kur do të jetë data e ardhshme e zgjedhjeve por zgjidhja e krizës në Shqipëri. Opozita e bashkuar thotë kryetarja e LSI ka si synim hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Madje sipas njeriu më pak i interesuar për hapjen e negociatave është Edi Rama pasi do t’i bllokoheshin koncesionet e tij korruptive.

Në fakt unë e kisha më shumë në aspektin e opozitës, a është e gatshme opozita ta presë Edi Ramën deri në vitin 2021 apo do të radikalizojë qëndrimet e saj ?
Nuk është problemi sot tek 2021 sesa ka të bëjë më shumë për dhënie zgjidhje situatës shqiptare. Unë do t’ju bëja një sugjerim juve që të drejtoheshit dhe të pyesnit bizneset se si ju mbahen 2% i dividendit për fondin e solidaritetit, a mendoni çfarë është ky 2% i dividendit për fondin e solidaritetit. Ky 2% i dividentit për fondin e solidaritetit nuk është tek oligarkët përkundrazi asnjë prej oligarkëve nuk ka për ta paguar 2% e dividendit sepse del me 0 fitim oligarku. Oligarkë të cilët nuk paguajnë tatime, oligarkë të cilët nuk zhdoganojnë mallrat e tyre që shesin në qendrat e tyre, oligarkë të cilët marrin taksa pafundësisht dhe i kanë shpenzimet shumë më të larta se sa ajo që ndodh, dhe po ti hymë sipas sistemit të funksionimit oligarkët të cilët kanë marrë koncesionet më të mëdha nga shteti shqiptar dhe 45% të buxhetit Shqiptar kanë nevojë për ndihmë ekonomike po të shikojmë se familjet e tyre dalin me 0 të ardhura.
2% që i merret bizneseve të tjera është një 2% i cili është grabitje për hir të së vërtetës sepse nuk ka më fond sepse Rama tashmë e ka bërë 0 buxhetin e shtetit, nuk ka më fond as për pagat as për rrogat por ka dalë në krijimit të imazhit gjasme të kundër biznesit në mënyrë të tillë që me këto para të marri dhe të fillojë të mbajë rrogat sepse policinë e ka pa rroga, mësuesit i ka pa rroga. Mjekë dhe infermierë nuk ka më sepse kanë ikur të gjithë janë ngritur kanë ikur drejt Gjermanisë pra po fillon një rrënim i infrastrukturës shtetërore për mirëmbajtjen e shtetit nuk po dalim më të ngrihet struktura e shtetit por tashmë po dalim në rrënimin e strukturë së shtetit që janë shkollat shqiptare, mos flasim më për universitetet që kemi hyrë në një perversitet universitar që po shkojmë drejt mbylljeve të universiteteve ku degë pafundësisht në universitete e qyteteve të tjera po shkojnë drejt mbylljes për shkak të politikave anti universitare që ka nisur z.Rama ndaj Universiteteve Shqiptare por kjo është prapë një temë tjetër që do shpërthejë në muajt e ardhshëm.
Insistoj edhe njëherë tek kjo çështje, opozita nuk e konsideron të vonuar 2021 për zhvillimin e zgjedhjeve?
Nuk mendoj që është çështje date, mendoj që është çështje reflektimi. Nuk mendoj se është çështja e opozitës 2021, 2020 apo 2019. Opozita ka si qëllim kryesor hapjen e negociatave. Pse? Sepse hapja e negociatave do të vendosi disa korniza të funksionimit, hapja e negociatave do të ndalojë koncesionet, hapja e negociatave do të ndalojë po themi çdo lloj abuzimi dhe arbitrariteti që ka bërë Rama me sistemin e drejtësisë.Hapja e negociatave do të ngrejë në urgjencë dhe e ka të detyrueshme ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Të mos harrojmë që Gjykata Kushtetuese u bllokua nga maxhoranca me KED-në e famshme, që nuk e lejonte të funksiononte. Pra funksionimi i të gjithë strukturës shtetërore ka ngelur në dorë të një njeriu. Mos harroni, që një njeri që ka pasur frikë të bëjë zgjedhjet në partinë e tij kur ishte kryeministër, të jetë për të nuk bëhen zgjedhjet as në 2021, por në 2031.
Por sigurisht që opozita do të ketëaxhendën e saj, ka një plan, i cili do të dalë hap pas hapi dhe për hir të së vërtetës, dhe unë e përdor shumë këtë frazë, sepse ka kaq shumë të vërteta në të gjithë historinë tonë. Ka një sjellje ndryshe. Nuk kemi përpara as Sali Berishën, as Fatos Nanon, as Ilir Metën, as PandeliMajkon, as Bashkim Finon. Kemi përpara një njeri i cili në 20 vite ka instrumentalizuar dhe betonizuar lidhjet e politikës me ekonominë dhe krimin e organizuar, gjë që sot shqiptarët po e përjetojnë dhe po e ndiejnë. Indiferenca e klasës politike në gjithë këto vite, çfarë prodhoi? Prodhoi një mostër politike, e cila ka kapur tashmë gjithë strukturën e shtetit shqiptar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Kryemadhi: Venecia të na tregojë nenin që ka shkelur presidenti
Next post Kryemadhi: Ulja në tryezë me Edi Ramën zgjat krizën politike