Ilir Meta pret ambasadoren e re të Libanit: Të rrisim shkëmbimet tregtare

Read Time:44 Second

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar ambasadoren e re të Libanit në Shqipëri. Me një postim në profilin zyrtar, Kreu i Shtetit thotë se marrëdhëniet e Shqipërisë me Libanin janë shumë të mira, ndërsa shton faktin se populli libanez mbetet një popull vital dhe shumë i talentuar. Ai nënvizon se vendi ynë duhet të punojë ngushtësisht për të fuqizuar marrëdhëniet tregtare me shtetin e Libanit.

“Kënaqësi të prisja sot Ambasadoren e re të Libanit në Shqipëri, Znj. Dona Barakat, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe historike ndërmjet dy vendeve tona, si dhe respektin për popullin vital e të talentuar libanez.Theksova se këto marrëdhënie dhe ngjashmëritë ndërmjet vendeve e popujve tanë përbëjnë një bazë të shëndoshë për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe shkëmbimet ekonomike e tregtare”, -shkruan Meta.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Befason Daçiç: E kam ditur kush do t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë, ja zyrtari i lartë i SHBA që më njoftoi
Next post Kryemadhi: Mazhoranca t’i japë fund estradës, të zhvillojë zgjedhje të lira