Basha: Kosova, një demokraci funksionuese! Urime Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren!

Read Time:58 Second

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje, dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për fitoren e zgjedhjeve të një dite më parë në Kosovë.

Basha shkruan se Kosova votoi për ndryshimin, ndërsa atje hapet një faqe e re e shtetit demokratik.

Nga Lulzim Basha.

Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik. Populli i Kosovës votoi për ndryshim duke mandatuar opozitën për të udhëhequr në rrugën e transformimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik. Urimet më të përzemërta LVV dhe LDK, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren.

Përgëzime udhëheqësve të forcave të tjera politike garuese në këto zgjedhje që me qëndrimet e tyre europiane japin garanci për ecjen përpara të Kosovës.

Dje populli i Kosovës dha një shembull frymëzues me pjesmarrjen civile dhe masive në zgjedhje, Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm të lartë në ndalimin e menjëhershëm të atyre që cënuan sekretin e votës së lirë duke e fotografuar atë. Kosova i dëshmoi botës se është një demokraci funksionuese dhe se meriton sa më parë vendin dhe rolin e saj në të gjitha institucionet dhe proceset ndëkombëtare. Urime Kosovë!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Gjithçka në një ditë, gjithçka për t’u marrë shembull”/ Duka: Kosova na mësoi se demokracia…
Next post Vasili: Ki turp nga Kosova or ti i sëmuri i Surrelit!!