Home Aktualitet Aksidenti horror në Rrugën e Kombit/ Gazeta zvicerane zbulon dëshmi të reja (FOTO)

Aksidenti horror në Rrugën e Kombit/ Gazeta zvicerane zbulon dëshmi të reja (FOTO)

nga Sonila Osmanaj

Gazeta zvicerane “Blick” ka publikuar në faqen e saj online një shkrim për aksidentin e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Rrugën e Kombit në afërsi të Rrëshenit ku humbën jetën 4 anëtarë të një familje me origjinë nga Kosova dhe që jetonin në Schaffhausen të Zvicrës.

Në aksident humbën jetën Blerim Avdiaj 50-vjeç, bashkëshortja e tij 35-vjeçare Anjeza dhe vajza e tyre Medina, 5 vjeç si dhe Klejdi 11 vjeç, djali i Anjezës nga martesa e saj e parë. E plagosur në spital ndodhet ende Violeta 3-vjeçare. Gazeta “Blick” ka sjellë dëshminë e Mirsad Avdijajt, djalit të Blerimit nga martesa e tij e parë.

“Më duket sikur jam në një film horror. Babai im ishte shoku im më i mirë. I kam dashur aq shumë të gjithë. Klejdi ishte si mishi dhe gjaku im”, – thotë Mirsad Avdijaj. Të dielën e kaluar ai e çoi familjen në aeroport.

“Babai im donte të sillte në Zvicër vogëlushët që ende jetonin në Shqipëri. Ai ishte aq i lumtur që i pa përsëri. Ai ishte miku im më i mirë. Ende nuk mund të mendoj qartë” – thotë 26-vjeçari.

Violeta e vogël po lufton për jetën e saj në spitalin e Tiranës. “Ajo është dëmtuar rëndë, por ishte në gjendje të thoshte disa fjalë të premten. Mjekët kanë besim se ajo do të shërohet përsëri”, – thotë vëllai.

Viktimat janë varrosur në Tiranë të dielën. “Tani shpresoj se ata të gjithë e kanë gjetur paqen e tyre në parajsë”, thotë Mirsad Avdijaj.

Miqtë e Blerim Avdijaj ende nuk mund t’i besojnë lajmit të trishtuar.

“Të gjithë jemi në shok. Unë e njoh Blerimin prej 20 vjetësh. Ai ishte një njeri kaq i dashur dhe i mirë. Gjithmonë shumë shoqëror dhe i lumtur”, – thotë Shefki O.

Fqinji Muamet R. është tronditur gjithashtu. “Ne gjithmonë bënim barbekju së bashku dhe fëmijët tanë luanin në kopsht. Nuk u kam thënë akoma atyre se shkohet e tyre kanë vdekur ”.

“Një nga miqtë tanë të përbashkët donte të thërriste Blerimin të Premten për t’i thënë se sa borë kishte në Schaffhausen. Por papritmas një polic u përgjigj në telefon dhe tha se Blerimi kishte bërë një aksident të rëndë” – thotë ai. Kështu mësuan miqtë dhe fqinjët për aksidentin tragjik.

Vetëm disa muaj më parë, një familje tjetër nga Schaffhausen humbi jetën në aksident gjatë udhëtimit e tyre të kthimit me pushime nga Kosova. Babai 35 vjeç, djali 12 vjeç dhe nipi 18 vjeç humbën jetën ndërsa nëna 35 vjeç dhe vajza 11 mbijetuan.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!