Home Aktualitet Meta, mesazh mirënjohjeje për udhëheqësit fetarë: Edukojnë të rinjtë me dashurinë për atdheun dhe apelojnë për të ndërtuar të ardhmen këtu

Meta, mesazh mirënjohjeje për udhëheqësit fetarë: Edukojnë të rinjtë me dashurinë për atdheun dhe apelojnë për të ndërtuar të ardhmen këtu

nga Sonila Osmanaj

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një tjetër mesazh mirënjohjeje për udhëheqësit fetarë në vendin tonë.

U jemi mirënjohës udhëheqësve fetarë, që edukojnë të rinjtë me dashurinë për atdheun dhe apelojnë për të ndërtuar të ardhmen këtu”, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale.

Kujtojmë që kreu i shtetit mori sot pjesë në 100-vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Parë Bektashian.

“Edhe pas 30 viteve nga rënia e regjimit ende jo vetëm besimi bektashian, por edhe të tjerë kanë pengesa për të funksionuar në mënyrë më efikase pranë besimtarëve të tyre. Është koha që shteti dhe të gjitha institucionet të zbatojnë të drejtat kushtetuese të besimeve duke filluar nga kthimi i pronave dhe duke vazhduar me mbështetjen që ato meritojnë”, do të shprehej më herët Meta.Save

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!