Home Aktualitet Show i Ramës me fejesën në Mamurras: Llokumin e parë jepja vjehrrës se…

Show i Ramës me fejesën në Mamurras: Llokumin e parë jepja vjehrrës se…

nga Sonila Osmanaj

Kryeministri Edi Rama nuk ka munguar në një ndër momentet më të rëndësishme të një çifti në Mamurras të Kurbinit.

Ata po kurorëzonin lidhjen e tyre të dashurisë me fejesë, ndërsa Rama mbërriti me një buqetë me lule për vajzën me profesion arkitekte, e cila u fejua me një turk.

Duket se Kryeministri nuk le moment pa shfrytëzuar për të bërë show.

PJESE NGA BISEDA

Rama: E meritoni juve buqetën, meqë jeni nusja. Mendoja se djali do të martohej me një vajzë turke, por qenka shqiptare.

Babai i djalit: Në prezencë të zotit kryeministër, kërkoj dorën e gocës.

Rama: Unë erdha vetëm që ta shoqëroja. Këtë llokumin e parë do t’ja japësh vjehrrës. Se është shenjë e mirë.

Rama-dhëndrit: Çfarë ke studiuar?

Dhëndri: Inxhinieri ndërtimi.

Rama-nuses: Po juve?

Nusja: Arkitekturë në Stamboll.

Rama: Të trashëgoheni, çdo të mirë e mbarësi. Edhe një këshillë kam unë. Mos i harroni kurrë prindërit.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!