Home Aktualitet Zgjedhjet në Kosovë, Meta: Shembull i demokracisë

Zgjedhjet në Kosovë, Meta: Shembull i demokracisë

nga Albina Hoxhaj

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar procesin zgjedhor që u zhvillua në Kosovë duke e cilësuar një shembull për demokracinë.

“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë.
Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbare botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!”, shkruan Meta në profilin e tij zyrtar.

Lajme te ngjashme