BBC për zgjedhjet në Kosovë: Partitë e opozitës shpallin fitoren

Read Time:53 Second

Gjiganti televiziv BBC i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve të jashtëzakonshme që të dielën u mbajtën në Kosovë.

Shkrimi nga BBC:

Partitë e opozitës pretendojnë numrin më të madh të votave në zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës.

Vetëvendosja parti e qendrës së majtë dhe Lidhja Demokratike parti e qendrës së djathtë (LDK) pritet që secili të fitojë rreth 25% të votave.

Zgjedhjet u thirrën në korrik kur Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen për t’u përballur me marrjen në pyetje nga një gjykatë për krime lufte në Hagë.

Ato ishin zgjedhjet e katërta që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

Serbia nuk e njeh vendin dhe me Rusinë e ka bllokuar atë të bëhet anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe organeve të tjera ndërkombëtare.

Në bisedimet para votimit, Vetëvendosje dhe LDK nuk arritën të bien dakord për formimin e një koalicioni.

Të dy palët premtojnë të trajtojnë papunësinë dhe të luftojnë krimin dhe korrupsionin.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se do të “trokiste në derën e LDK” të hënën për të filluar negociatat.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post U betua se do të mbyllte emisionin nëse humbte PDK, qan live Baton Haxhiu
Next post Zgjedhjet në Kosovë, Meta: Shembull i demokracisë