Home Aktualitet Basha i përgjigjet Ramës: Shqiptarët vuajnë, Tirja i qeverisë gajaset në Twitter

Basha i përgjigjet Ramës: Shqiptarët vuajnë, Tirja i qeverisë gajaset në Twitter

nga Sonila Osmanaj

Kreu i opozitës Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje deklaratës së Edi Ramës në Twitter. Basha shkruan se asgjë nuk mbulon dështimet e Tires së qeverisë, as darkën e Dubait.
Reagimi i Lulzim Bashës në Twitter: “Mijëra familje shqiptare po vuajnë nga përmbytjet, ngrica, pandemia dhe kriza ekonomike, ndërsa Tirja i qeverisë e ka mendjen të gajaset në Twitter.
Asgjë nuk i mbulon dot dështimet e Tires së qeverisë, as skandalin e darkës luksoze në Dubai, as shumëfishimin e pasurisë së tyre”,– shkruan Basha.
Më herët, Rama deklaroi se opozita është nën ujë, teksa shton se këta të fundit duan të bëjnë komerdare “edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren”

“Qindramijëra njerëz nën ujë edhe sot” sipas LB! Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliiri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë komerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare! Po halli është që s’i pret kush matanë”, shkruan Rama.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!