Home Aktualitet Kryemadhi: Përmbytjet janë përgjegjësi e Ramës, por Rilindja i shërben veç oligarkëve

Kryemadhi: Përmbytjet janë përgjegjësi e Ramës, por Rilindja i shërben veç oligarkëve

nga Sonila Osmanaj

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, thotë se përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit. Ky reagim vjen pas konferencës nga Edi Rama, ku foli për përmbytjet por që situatën e cilësoi pozitive, si pasojë e punës së qeverisë.

Teksa akuzon Ramën se i shërben veç oligarkëve, kryetarja e LSI-së, nënvizon se kryeministri është kthyer sot në një krizë për vendin.

”Rilindja i shërben vetëm oligarkëve dhe jo qytetarëve, ndaj vetë Rama është kthyer sot në një krizë për vendin. Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron. Edhe 100 ditë për ndryshimin”,-shkruan Kryemadhi në facebook.

Postimi i plotë

Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët kërkojnë llogari. Këtë gjë bëri qeveria edhe sot.

Përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij.

Rilindja i shërben vetëm oligarkëve dhe jo qytetarëve, ndaj vetë Rama është kthyer sot në një krizë për vendin. Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron. Edhe 100 ditë për ndryshimin!

#25Prill2021

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!