Home Aktualitet Basha: Mijëra familje nën ujë pa furnizime ushqimore e ilaçe. Ky dështak prodhon vetëm dështime! 25 prilli, dita e ndryshimit të madh

Basha: Mijëra familje nën ujë pa furnizime ushqimore e ilaçe. Ky dështak prodhon vetëm dështime! 25 prilli, dita e ndryshimit të madh

nga Sonila Osmanaj

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet banorët nga Shkodra, Durrësi, Lezha dhe gjithë ultësira perëndimore.

Basha tha se, mijëra familje nën ujë, pa furnizime ushqimore e medikamente, ky dështak prodhon vetëm dështime.

Kreu i opozitës tha më tej se, me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës kanë bashkëpunuar për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura, kurse personi kryesor që ka 8 vite në pushtet dhe ka gjithë pushtetet në dorë dhe fondet, bën vetëm propagandë.

“Kjo është e vetmja qeveri në botë që e shikon fatkeqësinë si mundësi për propagandë. Ulën dy orë rresht dhe na bën propagandë!

Njerëzit janë nën ujë dhe ky thotë nuk shhni investimet që kam bërë unë!

Kush ka qenë tetë vite Kryeministër, kush ka pasur miliarda euro në duar për të zgjidhur problemet?! Dhe sot kur pandemisë e përmbytjes i është shtuar edhe një ditë e acartë del pa pikë turpi.

Kush e ka në dorë përgjegjësinë?! Të gjithë janë ngritur në këmbë, ky që ka përgjegjësinë me ligj dhe ulet atje dy orë duke bërë propagandë me fatkeqësinë.

Edhe fatkeqësinë më të madhe  shndërron në propagandë. Boll më. Nuk ka shqiptar që s’e kupton që ky dështak prodhon vetëm dështime”, u shpreh Basha

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!