Home Aktualitet Negociatat në PD, Basha mbyll marrëveshjet me tre nga aleatët

Negociatat në PD, Basha mbyll marrëveshjet me tre nga aleatët

nga Sonila Osmanaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijojn të jetë në diskutime me aleatët e saj opozitar lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. Deri tani është dakordësuar me Agron Dukën, kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, i cili do të renditet i treti në listën PD-së në Durrës.

Pas tij, edhe PDK ra dakord që kryetari Nard Ndoka të jetë pjesë e listës së sigurt të Shkodrës. Gjithashtu është rënë dakord që  kreu i LZHK, Dashamir Shehi do të jetë në listën e Tiranës.

Negociatat vazhdojnë të jenë të pambyllura me PDIU-në e Shpëtim Idrizit, republikanët e Fatmir Mediut, dhe PBDNJ-në e Vangjel Dules.

Në një intervistë për News24, Shpëtim Idrizi shprehet se për të qenë marrëveshje sa më të pranuara nga palët, duhet që të respektohet pesha specifike e secilës parti në zgjedhje. “Në negociata duhet të na udhëheqë qëllimi i përbashkët kundrejt Ramës. Të respektohet pesha specifike e partive politike në zgjedhje”,- tha ai.

Kreu i PDIU, shprehet gjithashtu se këto negociata janë të vonuara, dhe se tashmë opozita duhej të ishte në marrëveshje me qytetarët. Idrizi shprehet se kjo ka ardhur edhe si pasojë e ndryshimeve kushtetuese, ku Rama qëllimisht kërkon që të fusë në mosmarrëveshje opozitën e bashkuar. “Ndryshimet kushtetuese vonuan marrëveshjet në opozitë. PDIU është konsoliduar në 5 qarqe. Do të ruaj peshën specifike të PDIU-së”,- shtoi ai. Ndërkohë aleati tjetër i PD, LSI, ka vendosur që në zgjedhjet e 25 prillit të dalë me listën e saj.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!