Home Aktualitet Zgjedhjet e 25 prillit, zbulohet ku do të kandidojë Petrit Vasili

Zgjedhjet e 25 prillit, zbulohet ku do të kandidojë Petrit Vasili

nga Sonila Osmanaj

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi sëbashku me nënkryetarin e kësaj partie, Petrit Vasili ishin sot në një takim me banorë të njësisë numër 5 në Tiranë ku pritet të kandidojë ky i fundit.

”Ti Titi do të garosh në njësinë 5, kjo është edhe zona jote dhe prej ditësh kanë filluar takimet e tua që në mëngjes herët dhe ndihet prezenca jote kudo. Ajo që të bën përshtypje dhe që e ndjen, është që njerëzit kanë një revoltë të brendshme, por unë them që detyra jonë është që t’i takojmë dhe t’i orientojmë në rrugën e duhur për të shkuar më 25 prill drejt kutisë së votimit. Ti Titi e ke më të thjeshtë, sepse këtu te Njësia 5 janë socialistët më të zhgënjyer”,-tha Kryemadhi.

Kryemadhi vuri theksin tek ndërgjegjësimi i qytetarëve që më 25 prill secili jo vetëm t’i drejtohet kutisë së votimit, por të bëjë nga një votë për ta çuar në kutinë e votimit, “sepse duke votuar sjellim edhe ndryshimin”.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!