Home Aktualitet Vjosa Osmani: Presim deri në numërimin e votës së fundit

Vjosa Osmani: Presim deri në numërimin e votës së fundit

nga Albina Hoxhaj

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, në një konferencë për media nga selia e partisë, ka thënë se duhet pritur edhe votat e fundit në mënyrë që të shpallet fituesi. Megjithatë, sipas saj opozita ka dalë fitimtare dhe nëse do të fitojë Albin Kurti do ta urojë.

“Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët për pjesëmarrje në zgjedhje që rezultoi me largim përfundimtar të atyre që kanë keqqeverisur dhe me një fitore të madhe të opozitës. Për sonte besoj që nuk mund të shpallet fituesi, meqenëse duhet të presim deri në numërimin e votës së fundit. Rezultati siç po shihet do të përcaktohet nga votat me kusht dhe nga votat e mërgatës. Pas numërimit të votave me kusht dhe votave të mërgatës do të kemi një rezultat përfundimtar dhe do të dalim me një deklaratë si subjekt politik. Do të presim rezultatin final. Dallimi tani është diku 0.7 % prandaj është e domosdoshme që të pritet numërimi i votave me kusht dhe atyre të mërgatës. Dhe në fund sigurisht që do të pranojmë dhe respektojmë vullnetin e sovranit. Duhet të presim shpalljen e fituesit dhe numërimin e votës së fundit dhe pastaj do të flasim”, ka theksuar Vjosa Osmani, e cila ka thënë se nuk do të pranojë në asnjë mënyrë të negociojnë me PDK-në.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!