Home Aktualitet Bie qeveria e Giuseppe Conte në Itali, Matteo Renzi tërheq 2 ministra

Bie qeveria e Giuseppe Conte në Itali, Matteo Renzi tërheq 2 ministra

nga Sonila Osmanaj

Bie qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte në Itali, pasi drejtuesi i “Italia Viva” Matteo Renzi ka tërhequr 2 ministra të tij nga qeveria.

Tashmë Italia përveç krizës nga koronavirusi do të duhet të përballet edhe me krizën politike, pasi vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kjo është hera e dytë që bie qeveria Conte, ndërsa pritet të shihet në ditët në vazhim nëse kryeministri Italian do të arrijë të formojë përsëri mazhorancën.

Përplasja e kryeministrit Conte me aleatin Renzi kishte filluar prej ditësh për shkak të menaxhimit të fodnit nga BE për pandeminë.

Renzi ka tërhequr nga detyra ministren e Familjes dhe Shanseve të Barabarta Elena Bonetti dhe ministren e Agrikulturës Teresa Bellanova.

Ndërkohë kryeministri Conte është nisur menjëherë drejt Presidencës, ku do të ketë një takim me presidentin Sergio Mattarella.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!