Home Aktualitet Me pamje nga Perëndimi apo …

Me pamje nga Perëndimi apo …

nga Sonila Osmanaj

Nga Gentian Çala

Shqipëria e gjendur në pozitë gjeografike midis Lindjea dhe Perëndimit politik, i është dashur shpesh herë në historinë e saj të renditet sa në njërën anë në tjetrën. Zgjedhjet kanë qenë konjukturale kryesisht dhe si të tilla janë ndikuar nga nevoja për mbijetesë, jo aq e kombit, sa e pushteteve që e kanë drejtuar atë. Zgjedhjet kanë qenë disa herë fatkeqe dhe disa thelbësore për mbijetesën e shtetit shqiptar. Tre dekadat e fundit, Shqipëria politike ka zgjdhur Perëndimin, vlerat euro-atlantike. Por, ky rrugëtim ka qenë jo i njëtrajtshëm, sepse lidershipi ka pasur edhe agjendën e pushtetit.

Agjenda dhe nevoja për mbijetesë në pushtet, pazaret e rastit, duket se ndonjëherë tejkalojnë përcaktimet thelbësore në politikën e jashtme, duke zgjedhur “partnerë strategjikë” jo koherent me Perëndimin. Dikush mund të thotë se çfarë të keqe ka kjo? Fundja politika e jashtme duhet bërë në të gjitha drejtimet. Thjeshtëzimi i arsyes nuk na ndihmon të shohim apo të analizojmë si duhet qëndrimet e caktuara. Disa nisma të Z. Rama, Kryeministrit aktual, nuk duhen thjeshtëzuar, por meritojnë analizë dhe qëndrime kritike.

Gjatë dy mandateve të tij, jo vetëm që nuk ka pasur progres në procesin e anëtarësimit, por ai nuk ka mundur të sjellë në Shqipëri asnjë investim të rëndësishëm. Ai u përfshi në një histori të shëmtuar të një pazari territoresh me Vuçiçin, në një iniciativë rajonale jo pak të debatueshme si ajo e Mini-Shengenit, kaloi nga negociatat e detit me Greqinë te Gjyqi i Hagës për zgjidhje të sinoreve detare, e deri tani së fundmi po mundohet të marrë një rol negociatori në një konflikt shumë vjeçar. Te kjo e fundit të gjithë pyesin si, pse dhe me çfarë kostoje?! Arrin deri aty sa të kritikojë BE-në në krah të Erdoganit, duke u sjellë si vasal i tij…

A mund të quhet ajo çka përmendëm më sipër, se Qeveria Rama në politikën e jashtme ka qenë me pamje nga Perëndimi?! Konkluzioni nxirret lehtë, interesat e Shqipërisë nuk janë orientuar nga kjo optikë. Rama në politikën e jashtme është sjellë me dy fytyra vasal me të fortët dhe pazarxhi me rajonin. Lëvizjet e fundit duken më tepër të jenë në funksion të pazarve dhe të pushtetit të tij, larg interesave kombëtare, madje kjo duket një raport i përkeqësuar në mandatin e dytë e tij. Nuk mund të ishte ndryshe duke njohur fizionominë e aksionit politik të Ramës. Derisa të kuptojmë pasojat e vendimeve të tij, është më mirë ta pensionojmë politikisht në zgjedhjet e ardhshme.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!