Home Aktualitet Numërohen 80% e votave, simpatizantë të VV fillojnë festën në Prishtinë

Numërohen 80% e votave, simpatizantë të VV fillojnë festën në Prishtinë

nga Albina Hoxhaj

Janë numëruar diku 80% e votave totale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ndonëse ende ka kohë për një kthesë në rezultat, simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar festën në sheshin “Skënderbeu” të kryeqytetit.

Një numër i madh i tyre janë parë me flamuj kombëtar afër statujës së heroit kombëtar. Po ashtu dëgjohen edhe këngë të grupit “Troja”.

Lëvizja Vetëvendosje po prin me mbi 6 mijë vota ndaj subjektit të dytë, derisa numërimi vazhdon.

Ky subjekt kishte qenë më i votuari në Kosovë edhe në zgjedhjet e kaluara. Ajo po kryeson në shumë qendra të vendit. Shumë shpejt kësaj feste pritet të i afrohen edhe zyrtarë të Lëvizjes.

Lajme te ngjashme