Home Aktualitet Hapen kutitë e para, rezultate surprizë të zgjedhjeve në Kosovë

Hapen kutitë e para, rezultate surprizë të zgjedhjeve në Kosovë

nga Albina Hoxhaj

Menjëherë pas mbylljes së procesit të votimeve në Kosovë ka nisur edhe numërimi i votave të qytetarëve. Nga 2547 kuti që janë gjithsej, në këto momente janë hapur 264 prej tyre, ndërsa tashmë kemi edhe rezultatet paraprake të subjekteve politike, ndërsa LDK-ja e Vjosa Osmanit kryeson në raport me partitë e tjera. Këto shifra janë paraprake pasi janë hapur  deri tani vetëm 10.3% e kutive të votimit nga i gjithë territori.

Rezultatet paraprake të KQZ:

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS –23,50%

PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS- 21,61%

LËVIZJA VETËVENDOSJE!- 19,54%

AAK-PSD KOALICIONI 100% KOSOVË-13,76%

SRPSKA LISTA- 10,78%

NISMA – AKR – PD- 5,42%


Lajme te ngjashme