KQZ nis numërimin, publikon rezultatet e para, ja kush kryeson…

Read Time:48 Second

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezultatet e para të numërimeve të votave. Sipas të dhënëave paraprake deri tani i kryeson Lidhja Demokratike e Kosovës që ka marrë 18.399 vota ose 23,87%.

Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 16.488 vota ose 21,39%. Në vendi t tretë renditet Lëvizja Vetëvendosje me 15.299 ose 19,85%. Më pas vjen AAk-Psd Koalicioni 100% KOSOVË me 10.723 vota ose  13,91%.

Ndërkohë dy exit pollet si ai i RTK dhe i Klan Kosovës nxorrën fituese Lëvizjen Vetëvendosje me më shumë se 30% të votave.

Ditën e sotme Kosova zgjedh deputetët e saj të rinj në Kuvend. Plot 1.9 milion qytetarë zgjedhën 4 koalicioneve, 20 partive politike dhe 1 kandidati të pavarur për t’i drejtuar në katër vitet e ardhshme.  Postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike, mes tyre edhe një grua.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Kosovë/ KQZ publikon përqindjen e pjesëmarrësve, LDK-ja e Vjosa Osmanit shpall fitoren
Next post Hapen kutitë e para, rezultate surprizë të zgjedhjeve në Kosovë