Home Aktualitet Taulant Balla në Kamzë, reagon Xhelal Mziu: Rilindja vetëm fasadë dhe show

Taulant Balla në Kamzë, reagon Xhelal Mziu: Rilindja vetëm fasadë dhe show

nga Albina Hoxhaj

Xhelal Mziu ka reaguar ashpër pas deklaratabe yë Taulant Ballës në Kamzë. Në një postim në profilin zyrtar Mziu analizon gjithçka që ka ndodhur gjatë këtyre viteve, fasadë dhe show, asnjë investim.

Postimi i plotë i Xhelal Mziut:

Reagim pas genjeshtrave te Taulant Balles!
Taulanti kerkon kllounin e radhes (Rakip Sulin) per genjeshtren e dites. Nese do te kishte nje fjale qe do te personifikonte “Rilindjen” do te ishte “fasade”. Ne 7 vite qeverisje miliona leke ka hedhur vetem per fasade dhe asnje projekt te nisur nga themelet. Kete rruge prej 2 muajsh ne Bashkine e Kamzes ka ndjekur dhe Rakip Suli, sigurisht çmund te beje me teper nje njeri pa vizion vetem te kopjoje “babain” e fasades Edi Rama. Kur ai erdhi ne pushtet hoqi murin rrethues te kryeministrise me qellimin qe te jete me prane qytetareve por çfare beri vetem qe largoi te rinjte nga vendi, rriti numrin e te papuneve dhe i dha jete dorges dhe krimit. Tashme eshte radha e Rakipit te beje kllounin e radhes, shkaterron lulishtet ekzistuese, heq gardhin rrethues te bashkise dhe ben fasaden e radhes me bojen e piktorit lyen disa mure dhe mbjell disa lule. Ajo bashki ne 12 vite qeverisje ka qene e hapur per çdo qytetar dhe kushdo qe hynte me nje problem dilte me nje zgjidhje. Taulanti kerkon shown e radhes dhe thote s’ka ndriçim! Por shemtia e rilindjes s’ka fund, vetem 2 muaj para 30 Qershorit rilindja dha urdher te fiket ndriçimi ne rruget e Kamzes dhe pse? Qe te zbehte imazhin tim ne krye te bashkise. Por i doli huq kur ne votimet moniste moren pjese vetem 6 % e qytetareve te Kamzes. Taulanti qe shqetesohet per nje toke zallishte harron qe ne qarkun e Elbasanit,konkretisht ne Librazhd ka bere nje masaker me pyjet, s’ka njeri qe nuk e di kete fakt. O grupi i “mavise” kur ju shpenzoni miliona leke per lobime, fasade e foto me pagese une ne nje vit ne bashkine Kamez kam investuar ne ndertimin e 167 rrugeve te reja. Mjafton te dilni njeher te takoni banoret e Kamzes dere me dere dhe shikoni realitetin, asfaltim me standarde dere me dere. Por ju preferoni te krekoseni ne zyra dhe te beheni kllouni i radhes per nje foto nje facebook. Çdo dosje ne bashkine Kamez ka marre vemendjen e duhur, ndryshe nga ju qe sapo uzurpuat bashkine e treguat vandalizmin duke shakterruar çdo gje qe gjetet para e duke hipur mbi tavolina. Nuk ju ve faj si vizitore te tallavave nuk dini çfare eshte nje institucion.
Per rikujtese Taulantit qe gjeti motren Rakip, kam derguar qindra projekte qeverise per zhvillimin e Kamzes dhe nuk nguruat as ti shihnit e jo me te kthenit nje pergjigje. Ajo çfare me kthyet ishte qe i hoqet buken e gojes, nderprevet ndihmen ekonomike 7500 familjeve ne Bashkine Kamez.
“One stop” qe nga 2009 ka qene me i madhi dhe me funksionali me nje personel te kualifikuar gjithmone ne sherbim te qytetareve ne çdo kohe.
Keni dhe nje teknike te trasheguar nga idhulli juaj Enver Hoxha gjeni nje femije ne rruge dhe shkrepni foton e radhes, por ne jemi prane femijeve me shkolla me standarde dhe me gjallerim te kultures, ne kohen e PD ndertuam ne Kamez 21 objekte shkollore kurse ju dhe objektet qe ishin po i mbyllni madje Pallatin e Kultures e kthyet ne nderrmarje komunale.
Shoku Taulant mjaft e beret pis Kamzen me palaçon Rakip ne krye te bashkise, beji nje nder qytetareve te Kamzes duke mos shkuar atje, sepse njollos gjithcka ku kalon.
Dhe bej diçka per motren Rakip o Taulant, mesoje te mberrtheje kemishen dhe te tregoje “gjoksin” me pune e jo me fasade!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!