Koalicionet? Vjosa Osmani: Flasim pas rezultatit

Read Time:1 Minute, 7 Second

Vjosa Osmani, e vetmja kandidate femër për Kryeministre të Kosovës nga radhët e LDK-së, thotë se zgjedhjet e sotme në Kosovës janë një ditë historike. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime dhe kërkon që ndaj tyre të mos ketë asnjë presion.

“Thirrja ime është për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të bëhen pjesë e këtij vendimi historik. Sepse vërtetë kjo është një ditë historike dhe vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Besoj që nëpërmjet një procesi të drejtë, të lirë dhe demokratik, Kosova sot do të ketë arsye për të festuar. Prandaj edhe shpresoj që gjithçka të ecë mbarë. Që qytetarët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë nëpërmjet të cilës përcaktojnë fatin e tyre, por edhe të ardhmen e fëmijëve të tyre. Gjithcka të shkojë pa asnjë presion dhe qytetarët të kenë mundësi ta shprehin vullnetin e tyre të lirë”.

Sa i përket koaliconeve paszgjedhore, Vjosa Osmani u shpreh se për këtë çështje do të diskutohet pas rezultatit të votimit. Kurse për procesin e votimit, kandidatja e LDK theksoi se ka pasur disa parregullsi.

“Besoj shumë që sot Kosova do të ketë arsye për të festuar. Për koaliconet dhe të tjera flasim pas rezultatit të sotëm. Jemi informuar për disa parregullsi, prandaj bëj thirrje që qytetarët e Kosovës të lihen të votojnë të lirë”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Kosovë, KQZ: Deri në orën 15:00 votuan 29.4% e zgjedhësve
Next post Kosnett: Ambasada Amerikane po vëzhgon zgjedhjet me 30 ekipe