Lajme të këqija nga Reuters për negociatat, Shqipëria për shkak të Edvin Mafisë, mbetet në klasë!

Read Time:4 Minute, 22 Second

Nga Sali Berisha

Me Edvin Mafinë nuk ka hapje të negociatave! Në klasë, Shqipërinë e lënë:

1 – Vjedhja dhe korrupsioni i Edvin Mafisë dhe narko-hajdutëve të tij

2 – Lidhjet e Edvin Mafisë me drogën dhe krimin e organizuar.

Për Maqedoninë e Veriut propozohet në projekt-dokumentin, që do të shqyrtojnë Ministrat e Jashtëm të BE-së, të hapë negociatat këtë vit, kurse për Shqipërinë propozohet të hapë negociatat vetëm pasi të plotësojë shumë kushte, pra nuk caktohet asnjë afat për hapjen e negociatave.

Ky projekt dokument është më i përkeqësuar se sa ai i një viti më parë, pasi ky i fundit, në rast se Shqipëria do të plotësonte 7 kushtet e kërkuara nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE, caktonte fundin e vitit 2019 si afatin e mbledhjes së konferencës, kurse në dokumentin e këtij viti kërkohet që Shqipëria të plotësojë shumë kushte dhe nuk caktohet afat për fillimin e negociatave. Kjo do të thotë se Edvin Mafisë dhe narko-qeverisë së tij, askush nuk i beson.

Ndaj dhe çdo shqiptar, që konsideron për vete dhe fëmijët e tij Shqipërinë në BE si të ardhmen më të mirë, jep ndihmesën e tij për rrëzimin e Edvin Mafisë dhe narkoqeverisë së tij një ditë e më parë, për t’i çelur rrugën hapjes së negociatave dhe anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

‘Reuters’: Për Tiranën nuk ka datë negociatash, në BE janë të shqetësuar për luftën kundër korrupsionit. Disa në Bruksel presin që Franca të kërkojë… (Panorama online)

Agjencia prestigjioze e lajmeve “Reuters”, në një shkrim me titull “Gjermania nxit kompromisin në bisedimet e BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, thotë se deri tani, sipas “Një projekt vendimi qe do i prezantohet më 15 tetor ministrave të BE-së, i cili u pa nga Reuters, thotë: “Në dritën e përparimit të arritur në reformat … ( BE) vendos të hap negociatat e pranimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut. “E njëjta linje ishte përgatitur për Shqipërinë.

Por – ndërsa BE-ja duartrokit zgjidhjen historike të emrit midis Shkupit dhe Athinës, e cila për shumë vite bllokoi ofertën e anëtarësimit të Maqedonisë – shumë në BE janë të shqetësuar thellësisht për rezultatet e Tiranës në luftën kundër korrupsionit”.

Me Shkupin negociatat të nisin brenda vitit, por Reuters shkruan se për Tiranën nuk ka një datë.

“Disa në Bruksel presin që Franca të kërkojë edhe më shumë kushte nëse Parisi përfundimisht thotë ‘Po’. Një kompromis tjetër i mundshëm do t’i jepte dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut, por jo Shqipërisë”, e mbyll shkrimin Reuters.

SHKRIMI I PLOTË I REUTERS:

Gjermania ka propozuar fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut para mbarimit të këtij viti dhe dakortësimin në parim për fillimin e procesit për Shqipërinë, por pa caktuar një datë të saktë përpara se Tirana të përmbushte më shumë kushte.

Plani, i paraqitur vendeve të BE-së këtë javë para se ministrat e bllokut 28-anëtaresh ta diskutojnë atë në mes të tetorit, është një kompromis i mundshëm për ata në BE që përpiqen t’i afrojnë vendet e Ballkanit më afër unionit, por përballen me rezistencën nga Franca, Holanda dhe Danimarka.

BE duhej të binte dakord për bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në 2018 dhe pastaj përsëri qershorin e kaluar. Por vendimi u vonua në mënyrë të përsëritur mes mosmarrëveshjeve të brendshme e që ndërkohë po merren edhe me Brexit-, largimin e parë të një anëtari nga unioni evropian.

Shumë shtete anëtare të BE-së po bëjnë përpjekje për të hapur bisedimet e pranimit me të dy vendet nga një rajon që qëndron në derën e bllokut dhe është thellësisht i mërzitur nga luftërat e viteve 1990.

NGURRIM
Por shtetet e pasura të BE-së kanë nguruar, me Francën te paren që kërkon reforma në bllok për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në projektvendimin që do ti prezantohet ministrave të BE më 15 tetor, i cili u pa nga Reuters, thuhet: “Në dritën e përparimit të arritur në reformat … ( BE) vendos të hap negociatat e pranimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut. ”

E njëjta linje ishte përgatitur për Shqipërinë. Por – ndërsa BE-ja duartrokit zgjidhjen historike të emrit midis Shkupit dhe Athinës, e cila për shumë vite bllokoi ofertën e anëtarësimit të Maqedonisë – shumë në BE janë të shqetësuar thellësisht për rezultatet e Tiranës në luftën kundër korrupsionit.

Pas votimit në Berlin, Gjermania bëri një propozim të ri, konfidencial për në BE, i cili u pa edhe nga Reuters.

Ndërsa e la pjesën e pandryshuar në Maqedoninë e Veriut, ajo nuk dha datë për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë, në vend të kësaj propozoi një listë me më shumë reforma që do të bëheshin nga Tirana para se të mund të zhvillohej një takim i tillë.

Nëse ministrat e BE nuk arrijnë të bien dakord përsëri, çështja mund të diskutohet në samitin e liderëve kombëtar me 17-18 Tetor në Bruksel.

“Atëherë do të ishte në dorën e Merkel të bindtte Makron, nëse është e mundur,” tha një diplomat i lartë.

Disa në Bruksel presin që Franca të kërkojë edhe më shumë kushte nëse Parisi përfundimisht thotë ‘Po’. Një kompromis tjetër i mundshëm do t’i jepte dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut, por jo Shqipërisë.


Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post KQZ me platformë online për raportim të shkeljeve gjatë procesit të votimit
Next post Ju lutem, hiqeni nga ekrani këtë klloun!