KQZ me platformë online për raportim të shkeljeve gjatë procesit të votimit

Read Time:1 Minute, 11 Second

Edhe në këto zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përdorë Platformën për Raportimin e Shkeljeve Zgjedhore për të njoftuar qytetarët për shkeljet e konfirmuara dhe menaxhimin e secilës prej tyre.

Platforma përditësohet menjëherë sapo të bëhet konfirmimi i raportimeve, dhe kështu do të vazhdoj gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve.

Në këtë platformë janë raportuar disa  parregullsi.

Në vendvotimi 3805B/12D në Mitrovicë të Veriut një votues në këtë vendvotim ka votuar me letërnjoftim të Serbisë dhe ekstrakt të lindjes.

“Në vendvotimin 3805B/12D në Mitrovicë të Veriut, një votues ka votuar me letërnjoftim të Serbisë dhe ekstrakt të lindjes të Kosovës. Pas konfirmimit të raportimit, KQZ bashkë me Policinë e Kosovës kanë marrë masa ndaj anëtarëve të këshillit të vendvotimit që kanë lejuar këtë”, është shkelja e raportuar në platformën e KQZ-së.

“Një votues ka fotografuar votën në qendrën e votimit- shkolla fillore “Abdyl Frashëri”, Policia e Kosovës ka arrestuar personin. Ngjarja është raportuar në ora 10:51″, është shkelja tjetër.

“Një anëtar i Këshillit të Vendvotimit ka kërcënuar verbalisht një vëzhgues, i cili më pas ka lëshuar vendvotimin. Dhoma Operative ka vepruar menjëherë me ç’rast nga policia dhe prokuroria janë ndaluar të dy personat në fjalë, dhe rasti është në proceduar tek policia dhe prokuroria. Ngjarja është raportuar në ora 07:07”, raportohet në këtë platformë.

http://Raportimet e konfirmuara mund t’i gjeni në linkun në vijim: https://kqzkosova.ushahidi.io/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Kosovë, Vëzhguesja e BE-së: Procesi i votimit po shkon pa probleme
Next post Lajme të këqija nga Reuters për negociatat, Shqipëria për shkak të Edvin Mafisë, mbetet në klasë!