“Mamaja e tij s’duhet të qajë, përgatiteni. Vetëm ajo të ngjitet ta shohë”/ Reportazh nga Spitali i Traumës, Superiorja bëhet bashkë dhe i gjendet pranë portierit Teqja

Read Time:2 Minute, 15 Second

Të kuqtë e kanë të vështirë të flasin zyrtarisht se çfarë ndodh. Ama, nga mjeku kanë mësuar për fat të mirë se nuk ka dëmtime në kokë. Sipas tyre, fat i madh ka qenë që në pallat, katet e fundit kanë pasur tenda, të cilat i kanë shmangur goditjet fatale. Nga të dhënat paraprake mësohet se bëhet fjalë për dëmtime të shumta në mushkëri, për të cilat portieri është futur në terapi për të bërë pastrimin e tyre nga dëmtimet dhe goditjet e pësuara.

SPITALI I TRAUMËS

Me të mbërritur në ambientet e hyrjes së urgjencës në Spitalin e Traumës, gjen njerëz me fytyra të ngrysura. Ka edhe lojtarë, e kurrsesi s’mund të jetë humbja apo rezultati shkak i mërzisë. Kristi Vangjeli, Edvan Bakaj, Stivi Frashëri e shumë futbollistë të tjerë i gjen në hyrje. Ka edhe prej tyre me uniformën e Kukësit disi më larg. E gjithë Superiorja ishte aty, për t’iu gjendur pranë lojtarit dhe familjarëve. “Mirëmbrëma, si jeni!”, i përshëndet, pa dashur që t’i ndërpresësh bisedat. “Çfarë çuni që ka qenë. Njeri flori.

Nuk i ka bërë keq një mize”, dëgjohet në atë korridor, teksa zëri nuk identifikohet mes të gjithë atyre personazheve që janë të lidhur me sportin dhe po flasin për Aldon. “E kam parë unë i fundit te stadiumi”, thotë një prej stjuartëve që ka qenë i pranishëm në “Selman Stërmasi” dhe ka ardhur sapo ka mësuar ngjarjen. “Doli i qeshur. Bëmë edhe shaka së bashku. Vërtetë çun flori”, thotë ai i pikëlluar për çfarë ka dëgjuar. Mjeku i Partizanit, Dhimosten Gjini, Korrado Sakone, Mario Kapeçe dhe drejtues të shumtë të klubit të kuq, si Amarildo Dajlani, Olsi Ranzhi apo Gjergji Xharo, i gjen në anët e hyrjes. Më tej edhe babai i futbollistit.

MJEKU

Për të mësuar zyrtarisht diçka, është thuajse e pamundur. Duke hyrë brenda në korridor, në të djathtë ka një shigjetë që tregon ku është reanimacioni. “E ëma e ka të ndaluar që të qajë”, është fraza therëse e njërit prej infermierëve teksa zbret nga kati i dytë.

Atje ndodhej portieri në sallën e reanimacionit, nën kujdesin e rreptë të mjekëve. “Doktor, si është? A ka reaguar? A foli? Kur mund ta shohim?”, pyesin pa mbarim të afërm të tjerë të portierit që janë në brendësi të spitalit, pranë sallës ky kryen ndërhyrjet kirurgjikale në kat të parë. Mjeku zbret edhe disa shkallë. “Më dëgjoni me kujdes. Mamaja e tij nuk duhet të qajë. Përgatiteni, bëjeni gati që ajo të futet dhe ta shohë të birin që është mirë. Ama nuk duhet absolutisht që të qajë sepse djali bëhet keq. Vetëm ajo të ngjitet që ta shohë”, dëgjohet një nga stafi mjekësor nëpër shkallë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Kryetari I FRPD, Belind Këlliçi publikon shifrat e frikshme të azilit: Pa Edi Ramën, shpopullimi do të ishte i pamundur!
Next post Dëftesa e Spiropalit, Dylgjeri: Elisa, në vend të Punës me Tru, publikon Punën me Dru!