Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Ja sa qytetarë votuan deri në orën 11:00

Read Time:52 Second

Valdete Daka, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë se deri në orën 11:00 në Kosovë kanë votuar rreth 9.64 për qind nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues.

“Ju njoftoj se duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, procesi i votimit është duke vijuar. Po ashtu, duke u mbështetur në të dhënat që kemi marrë nga rreth 94 përqind e vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë votë që kanë votuar deri në orën 11:00 është 174 mijë e 669 votues, nga 9.64 për qind, nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues.

Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2017, kishin votuar 150 mijë e 244 votues, apo 8.45 përqind e votuesve. Të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuesve në çdo komunë dhe në çdo qendër votimi i gjeni në ueb faqen e KQZ-së të cilës mund t’i referoheni”, ka thënë Daka në një konferencë për media.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Masakra e pyjeve me leje shtetërore, PD: Rama dhe Balla pjesë e kësaj lakmie
Next post Kryetari I FRPD, Belind Këlliçi publikon shifrat e frikshme të azilit: Pa Edi Ramën, shpopullimi do të ishte i pamundur!