Home Aktualitet Do të doja t’isha aty!

Do të doja t’isha aty!

nga Albina Hoxhaj

Nga Gentian Çala

Sot votohet në Kosovë dhe unë do të doja t’isha aty. Shpresoj që të gjithë të votojnë në paqe dhe kjo ditë të jetë një arritje demokracie.

Për mua me rëndësi është të fitojë Kosova dhe e ardhmja e saj. Zgjedhjet e sotme janë hapje sipari për bisedimet e afërta të paqes, ku me ndihmën dhe angazhimin e faktorit ndërkombëtar të krijohet një perspektivë e re për popujt e rajonit.

Kosova duhet të dëshmojë se shqiptarët dinë të zgjedhin, dinë të bëjnë votime me standarte dhe të gjithëpranuara. Ata sot duhet të na japin edhe neve një leksion demokracie, ku përtej problemeve, një vend normal bën zgjedhje që nuk blihen e shiten, ku krimi rri larg dhe ku qeveria nuk fut duart.

Kosova pra voton për qeverisjen e saj, por tej kësaj, krijon premisat për më shumë bashkëjetesë në Ballkan.

Mezi po pres përfundimin e këtij procesi, ku pakicat joshqiptare dhe shumica shqiptare të zgjedhë në paqe të sotmen dhe të nesërmen e saj.

Braktisja e rajonit duhet të marrë fund, ajo që fillon me paqen, vazhdon me perspektivën ekonomike dhe zhvillimin.
Votime të mbara dhe të qeta!

Lajme te ngjashme