Home Kronike Aksident në Lezhë, makina përplas për vdekje të riun nga Tropoja

Aksident në Lezhë, makina përplas për vdekje të riun nga Tropoja

nga Albina Hoxhaj

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 29-vjeçari ka ndodhur në Lezhë. Viktimë ka mbetur i riu Fatmir Pervataj, i cili ka qenë duke ecur në këmbë, kur është përplasur nga një makinë, që drejtohej nga 19-vjeçari E. M.

Njoftim paraprak:

Në rrugën Lezhë – Shëngjin, shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lajme te ngjashme