Home Aktualitet Mitrovicë, Komisionerët serbë përplasen me njëri-tjetrin, shkak mënyra e votimit

Mitrovicë, Komisionerët serbë përplasen me njëri-tjetrin, shkak mënyra e votimit

nga Albina Hoxhaj

Prej disa orësh tashmë vijon procesi i votimit në të gjitha qendrat në Kosovë. Deri më tani në asnjë qytet nuk është raportuar asnjë parregullsi, përveçse në Mitrovicën e veriut.

Në Zveqan dhe Leposaviq procesi i votimit ka filluar me vonesë pasi disa komisionerë serbë janë përplasur mes tyre për mënyrën e votimit.

Disa prej tyre kanë kërkuar që votimi të bëhet me letërnjoftim serb, ndërsa disa të tjerë kanë insistuar të respektohet vendimi i KQZ-së, që në veri të Mitrovicës të votohet me letërnjoftim të Kosovës.

Deri më tani në Komunën e Mitrovicës ka më shumë votues që shprehin vullnetin e tyre në 28 qendra votimi me 104 vendvotime. Ndërsa qendra më e madhe votimit në Pejë është hapur me kohë.

Kosova zgjedh sot deputetët e rinj në Kuvend. Plot 1.9 milion qytetarë do të duhet të zgjedhin 4 koalicioneve, 20 partive politike dhe 1 kandidati të pavarur për t’i drejtuar në katër vitet e ardhshme. 

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!