Home Aktualitet Nxori deftesën me 10-ta, shoqja e klasës ‘flliq’ Spiropalin: T’i vuri mami im se ishim në një lagje, ti nuk dije as…

Nxori deftesën me 10-ta, shoqja e klasës ‘flliq’ Spiropalin: T’i vuri mami im se ishim në një lagje, ti nuk dije as…

nga Editor

Ditën e djeshme u bë virale në rrjet deftesa e Elisa Spiropalit, të cilën e publikoi vetë ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, në shenjë falenderimi për mësuesen e saj e cila e kishte parashikuar se Elisa duhej që të shkollohej në Universitetet më të mira në botë, duke marrë si shembull Oxfordin.

‘’Fill pas prindërve, janë mësuesit ata që me lodhjet dhe sjelljet e tyre, na shenjojnë përgjithmonë. Në klasë të pestë mësuesja kujdestare, Angjelina Kallugjeroviq, shkroi në rreshtat e karakteristikës time, jo klishetë e zakonshme mbi sjelljen dhe përparimin në mësime, por diçka tjetër që më habiti mua dhe i bëri prindërit e mij të shiheshin në sy. Sipas zysh Angjelinës unë duhet të studioja në Oksford. Ç’ishte ky Oksford?! Sa larg distanca materiale dhe mendore që ndante lagjen time në Tiranë nga Oxford city?!

Dukej e pakapërcyeshme. Por mësuese Angjelina i shkurtoi distancat dhe e realizoi këtë kapërcim duke hapur fillimisht në trurin tim shtegun e imagjinatës. Sot në Ditën Botërore të Mësuesve kujtoj me respekt të thellë Zysh Angjelinën dhe të gjithë mësuesit që na bëjnë të ëndërrojmë, na frymëzojnë, na përgatisin të bëhemi ata që jemi. Gëzuar festën Mësues të dashur që bëni të mira aq sa për t’ju shpërblyer koha nuk mjafton!”, shkruante Elisa në postimin e saj.

Por si qendron e vërteta me të gjitha notat e mira të Elisës, dhe njohurirë e saj kaq të mira në gjuhët e huaja?

Ka qenë një shoqe e saj e klasës ajo që e ka nxjerrë zbuluar në rrjetet sociale, ku shprehet se në shkollën e tyre gjuhët e huaja që ka përmendur mësuesja nuk kanë qenë fare pjesë e kurrikulës.

Po ashtu ajo tregon se e ëma e saj, mësuese muzike në të njëjtën shkollë, ia ka vënë 10 Elisës, pavarësisht se kjo e fundit nuk njihte as notat.

“Muzikën ta ka nxjerrë mami im 10 moj se ishim në një lagje, të ishte për ty, ti nuk i bije maces me lugë e jo të dije notat e pentagramit, anglishtja po ashtu e kishim zyshën komshijë, por këto gjuhët e huaja italisht, greqisht nuk ka pasur në shkollën tonë,”-shkruan ish-shoqja e klasës së Spiropalit.

Nga fotoja arrijmë të shohim se Lëndën e Fiskulturës, Muzikës, Bujqësisë, Punë më dru, Punë me Metal dhe Ekonomi, deputetja i ka mbaruar me nota të shkëlqyera.

Por pse i ka fshehur notat e tjera?

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!