Home Politike Ambasadori i SHBA thirrje qytetarëve të Kosovës: Çdo zë ka rëndësi, votoni!

Ambasadori i SHBA thirrje qytetarëve të Kosovës: Çdo zë ka rëndësi, votoni!

nga Editor

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, këtë mëngjes ka postuar në Twitter, një thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës, që sot votojnë për kryeministër. Duke u shprehur se çdo votë, ka rëndësi për të ardhmen e vendit, ai i ka ftuar të gjithë që pavarësisht kë mbështesin, të dalin të votojnë.

 “Në Kosovë, si në Amerikë, çdo votë numërohet. Çdo zë ka rëndësi. Cilado qoftë pikëpamjet tuaja, këdo që të mbështesni – më 6 tetor, dilni dhe votoni. Për veten, për vendin tënd, për të ardhmen tuaj”, shkruan ambasadori.

Kosova po zhvillon sot zgjedhjet e parakohshme, pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj, nga posti i kryeministrit.

Lajme te ngjashme