Home Aktualitet Demiraj: Intervista me Ramën farsë, gjendja psikologjike e rënduar

Demiraj: Intervista me Ramën farsë, gjendja psikologjike e rënduar

nga Albina Hoxhaj

Kolonel Dritan Demiraj analizoi qëndrimin e kryeministrit Rama përgjatë gjithë intervistës dhe vuri në dukje disa elementë të cilët tregojnë gjendjen e rënduar psikologjike të tij.

“Së pari gjykoj se ajo çka tregoi zoti Rama gjatë intervistës është se ai ishte në një situatë të rëndë psikologjike. Së dyti nëse analizojmë me radhë të gjitha qëndrimet, fjalitë, intervista ishte, me gjithë respektin për mikun tim Balla, ishte më shumë farsë se sa intervistë. Zakonisht ministrat dhe drejtuesit kryesor të institucioneve, ashtu siç kemi bërë të gjithë arsyeja kryesore që shkojmë në media është për të prezantuar objektivat, realizimet, dështimet nëse kemi pasur dhe mënyrën se si mund të përmirësohen. Zoti Rama që kur ka hyrë në atë zyrë dhe deri më sot nuk ka bërë asgjë tjetër, por ka bërë gjënë më të pafytyrë, vazhdon ta shkatërrojë me suksesin më të plotë Shqipërinë në të tëra aspektet. Gjendja e tij psikologjike shumë e rëndë nuk e la Sokol Ballën të vazhdonte, edhe në dy-tre përpjekje për të treguar disa inserte, Rama e drejtonte me duar dhe i thoshte se “çfarë është kjo mor burr”. Të gjitha televizionet janë sot të blera nga Edi Rama nëpërmjet parave, nëpërmjet PPP-ve, lejeve të ndërtimit, korrupsionit por edhe më të se kaq, edhe nëpërmjet parave të pista. Të gjitha intervistat e Edi Ramës janë një piar”, tha Demiraj.

NOVA MEDIA LIVE Broadcasting

NOVA MEDIA LIVE Broadcasting

Posted by NOVA MEDIA Albania on Saturday, October 5, 2019

Lajme te ngjashme