Ish ministri i Brendshëm Dritan Demiraj i ftuar në Nova Media komentoi intervistën e kryeministrit Rama të ftuar në emisionin e Sokol Ballës. Ndër të tjerë Demiraj e cilësoi këtë intervistë një monolog pa asnjë vlerë.

“Pavarësisht obligimeve që kemi për të punuar dhe jetuar, jemi vigjilent me situatën politike sepse kemi ardhur nga ai vend. E ndoqa tërësisht intervistën kryeministrit tek Sokol Balla. Rama zhvilloi një monolog, asnjë vlerë, fillim e mbarim me të gjitha përgjegjësitë që ai ka si kryeministër. Ai akoma vijon të komunikojë me popullin, me njerëzit si kryetar i bashkisë ose si kryetar i opozitës që të gjitha përgjegjësitë ua kalon të tjerëve”, tha Demiraj.

https://www.facebook.com/NovaMediaAlbania/videos/3661529593872396/?t=2