Home Aktualitet Paralajmërimi i ish-deputetit/ Ja çfarë ndodh nëse mazhoranca refuzon planin 5 pikësh të opozitës

Paralajmërimi i ish-deputetit/ Ja çfarë ndodh nëse mazhoranca refuzon planin 5 pikësh të opozitës

nga Albina Hoxhaj

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, thotë se zgjidhja e vetme për tejkalimin e krizës politike janë zgjedhjet.

Në një intervistë për Ora News, Boçi shprehet se plani 5-pikësh i opozitës është në funksion të zgjidhje.

“Një krizë politike në një demokraci  funksionale zgjidhet përmes zgjedhjeve të reja politike. Zgjedhjet politike nuk kushtëzohen nga data fikse si kërkon ta interpetojë Rama, vite fikse apo kohëzgjatje fikse, por varen nga respektimi i vullnetit të qytetarëve dhe nga grisja e kontratës me qytetarët, matet nga suksesi dhe dështimi i një qeverisje. Meqenëse qeverisja ka dështuar në të gjitha planet e saj, kjo do të thotë që patjetër kërkohet një zgjidhje politike.Zgjedhjet nuk janë blasfemi as mallkimi i demokracisë por janë bekim i demokracisë. Zgjedhjet janë çelësi i artë i zgjidhjes së krizave të vazhdueshme. Platforma e PD këtë synon”, u shpreh ish deputeti.

Sipas Boçit, nëse mazhoranca refuzon këtë platformë, opozita e ka gati dhe planin B.

“Opozita nuk synon vetëm një rrugëdalje. Ne nuk e kemi dorëzuar protestën si opsion, mbetet aty. Dhe në rast se mazhoranca nuk reflekton dëshirën e qytetarëve, nuk ka vullnet për zgjidhjen e krizës, nuk respekton kushtet e faktorit ndërkombëtar atëherë dhe mënyra e reagimit të opozitës do të njohë përshkallëzime”, deklaroi Luçiano Boçi.

Dritan Demiraj është i ftuar në Nova Media drejtpërdrejtë ku po diskuton mbi realitetin në Shqipëri. Ish Ministri i Brendshëm i përkohshëm pas marrëveshjes së PD me PS, deklaroi se qeveria e përkohëshme duhet të mbyllë përfundimisht këtë periudhë stanacioni që ka pasur Shqipëria, duke dënuar të gjithë politikanët e inkriminuar.

Demiraj tha se diaspora ka nisur një lëvizje kundër qeverisë për të sensibilizuar edhe Shtëpinë e Bardhë lidhur me realitetin e hidhur. Ai theksoi se u detyrua të largohet nga Shqipëria pasi e hoqën nga puna dhe i mbyllën të gjitha bizneset por është dëshirë e madhe e tij të rikthehet dhe të jetojë në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!