Teatri, Liçaj: Tërmeti hodhi poshtë farsën e “rilindasve”!! Armiku ynë është Edi Rama!!!

Read Time:58 Second

I ftuar në Syri TV, aktori i Teatrit Kombëtar Neritan Liçaj është shprehur se, tërmetet e fundit hodhën poshtë propagandën e qeverisë se godina e Teatrit është një karantinë.

Sipas tij, godina ka nevojë për ndërhyrje, por si strukturë është e fortë.

“Ne si Aleancë, për tu ulur në tryezën e bisedimeve. Kryeministri u turpshëm e ka thënë disa herë “Teatri do prishet”.

Nuk kemi një ligj për artin çka i le shteg të gjitha abuzimeve. Mos të trajtohet artisti si nëpunës civil. Edhe Enveri ka patur status artisti.

Edhe tërmeti e hodhi poshtë farsën e këtyre se është karantinë. Gjithë propagandën e hodhi tërmeti. Salla është shumë e mirë, ka nevojë për ndërhyrje por është një strukturë e fortë. Artistë me famë botërore kanë thënë se, teatër më të ngrohtë se ky nuk kanë parë asgjëkund. Këta që nuk vijnë në teatër thonë që është kot. Është lënë enkas që të rrënohet”, është shprehur Liçaj.

“PD ka marrë përsipër të gjitha kërkesat tona dhe kjo është risi për politikën tonë. Janë pikat që kërkojmë edhe ne. Unë e them hapur: armiku ynë është Edi Rama”, shtoi aktori i Teatrit Kombëtar Neritan Liçaj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post ‘Mbrojmë Teatrin’/ Edhe italianët mesazh për Ramën
Next post Ngjarje e rëndë, hidhet nga kati i gjashtë portieri i Partizanit