Dritan Demiraj është i ftuar në Nova Media drejtpërdrejtë ku po diskuton mbi realitetin në Shqipëri. Ish Ministri i Brendshëm i përkohshëm pas marrëveshjes së PD me PS, deklaroi se qeveria e përkohshme duhet të mbyllë përfundimisht këtë periudhë stanacioni që ka pasur Shqipëria, duke dënuar të gjithë politikanët e inkriminuar.
Demiraj tha se diaspora ka nisur një lëvizje kundër qeverisë për të sensibilizuar edhe Shtëpinë e Bardhë lidhur me realitetin e hidhur. Ai theksoi se u detyrua të largohet nga Shqipëria pasi e hoqën nga puna dhe i mbyllën të gjitha bizneset por është dëshirë e madhe e tij të rikthehet dhe të jetojë në Shqipëri.