Home Aktualitet Basha i prerë: Nuk do të ketë kurrë marrëveshje me Edi Ramën

Basha i prerë: Nuk do të ketë kurrë marrëveshje me Edi Ramën

nga Albina Hoxhaj

Lulzim Basha gjatë një interviste për news24 flet për rolin e PD në çeljen e negociatave, 9 kushtet e Bundestagut si udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës, për çështjen e reformës zgjedhore dhe planin me 5 pika të opozitës si rrugëdalje nga kriza. Basha theksoi se nuk do të ketë kurrë një marrëveshje me Edi Ramën.

Pyetje: Zoti Basha ky është një Tetor vendimtar për hapjen e negociatave. Ju e vazhdoni mobilizimin tuaj si opozitë, por protestat masive të opozitës kanë munguar. Është kjo në funksion të negociatave apo ka edhe diçka tjetër?

Lulzim Basha: Opozita është në krye të detyrës, në një moment shumë kritik që po kalon vendi. Momenti kritik që po kalon vendi, në radhë të parë, shikohet tek shtëpitë e shqiptarëve, tek frigoriferët e boshatisur të shqiptarëve, tek fakti që shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin. Këto janë pasojat e një politike të gabuar të një shteti të falimentuar dhe një partie në pushtet të kapur nga krimi dhe të zhytur në korrupsion. Ndërsa shkaku i vërtetë i kësaj krize është asgjesimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ndaj, e gjithë beteja e opozitës është fokusuar tek zgjidhja e kësaj krize ekonomike, sociale dhe politike, duke nisur me rrënjët e së keqes, që është rikthimi i legjitimitetit të qeverisjes përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Në këtë kuadër, aksioni ynë nuk është mjaftuar vetëm me protestat, por edhe me një aktivitet të ngjeshur me qytetarët shqiptarë për të konsultuar vizionin tonë, planin tonë për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike; me faktorin ndërkombëtar, i cili është një aktor shumë i rëndësishëm edhe në kuadër të integrimit europian; natyrisht edhe brenda koalicionit opozitar për përpunimin e platformës politike për nxjerrjen e vendit nga kriza. Këto të treja janë të ndërthurura me aktivitetin e protestave, të cilat kanë qenë të ngjeshura dhe, padyshim, do të vazhdojnë si një mjet presioni për të zgjidhur krizën e rëndë politike, ekonomike dhe sociale në vend.

Pyetje: Këto protesta do të vijojnë pas 17 Tetorit me përgjigjen e BE për negociatat?

Lulzim Basha: Axhenda e protestave është në funksion të objektivave politikë që një forcë politike apo një koalicion ka. Pra, nuk është se janë stopuar. Protesta ka patur përditë. Opozita është gjithmonë në krah të qytetarëve, nëse protestojnë kundër padrejtësive dhe korrupsionit tek Unaza e Re apo tek Teatri Kombëtar. Protestat kanë vazhduar në Shkodër, në Vlorë, në Korçë, në Tiranë…

Pyetje: Patjetër, por fjala është për ato protesta që mbushën bulevardin…

Lulzim Basha: Këtë po ju them, që protestat janë mjet për të arritur një qëllim dhe qëllimi që ne kemi është është t’u shërbejmë njërëzve, t’u shërbejmë qytetarëve për ta nxjerrë vendin nga kriza. Nxjerrja e vendit nga kriza do të vijë përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura në një ditë me zgjedhjet legjitime  vendore, në kushte që garantojnë lirinë e votës dhe zgjedhje të lira e të ndershme. 

Pyetje: Cili ëhstë komenti juaj në lidhje me 9 kushtet e Bundestagut. Këto 9 pika janë një Po me kushte, apo një Jo inkurajuese.

Lulzim  Basha: Mund të përdorim cilëndo prej dy shprehjeve që zgodhët. E rëndësishme është të kuptojmë që Shqipërisë, në vend që t’i pakësohen, i janë shtuar kushtet. Ky nuk është dështimi as i Shqipërisë, as i shqiptarëve. Ky dështim ka emrin, firmën dhe vulën e Edi Ramës dhe qeverisjes së tij. 9 kushtet janë kushte të cilat përcaktojnë qartë krizën në të cilën e ka zhytur vendin kjo qeverisje. Po përmend vetëm dy prej kushteve që janë shtuar: arrestimi dhe procedimi penal I personave që janë përfshirë në shitblerjen e votive dhe gjykimin e legjitimitetit farsë të 30 Qershorit dhe përsëritjen e zgjedhjeve me një ligj të ri zgjedhor, me një reform zgjedhore. Këto tregojnë qartë se Shqipëria po mbahet në vendnumëro, në fakt, po ecën mbrapa për shkak të Edi Ramës. Nuk janë kushte që i janë vendosur Shqipërisë dhe shqiptarëve. Janë kushte që i janë vendosur Edi Ramës dhe qeverisjes së tij. Në këtë kuptim nuk është një lajm i mirë, por mund të ishte një lajm shumë më I keq. Ka qenë, pikërisht, për falë të përpjekjes sonë dhe qendrimit tonë të qartë që haoja e negociatave dhe çdo gjë që do të ndihmojë hapjen e negociatave, ndihmon edhe zgjidhjen e krizës së rëndë politike, që ka sjellë sadopak edhe këtë përqasje të Bundestagut, ku, qartësisht dhe në ndryshim nga Maqedonia, Shqipërisë i vendosen 9 kushte për t’u plotësuar, të cilat duhet të vlerësohen përpara s evendit t’I hapen negociatat.

Pyetje: Ju çfarë angazhimi keni patur që Shqipërisë t’I happen negociatat? Ju personalisht dhe në emër të PD-së.

Lulzim Basha: Ne, me partitë tona simotra, kemi bërë të qartë që prej fillimit se për Shqipërinë dhe krizën politike ku ndodhet Shqipëria, është më rëndësishme hapja e negociatave si një instrument shtesë i preionit mbi keqqeverisjen, si një kontroll I shtuar mbi kapjen e shtetit, luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit, sesa izolimi i vendit. Sepse ne e dimë se çfarë ndodhi në Shqipëri, kur vendi u izolua nga bota për 50 vjet. Megjithatë, dua të them se rezervat, skepricizmi I vendeve anëtare është shtuar, siç është shtuar roli i krimit të organizuar shqiptar në vendet e tyre, siç është shtuar shqetësimi i vendeve, që reflektohet edhe në raporte të tilla, nga raporti i Departamenti i Shtetit për të Drejtat e Njeriut, tek raporti për Narkotikët dhe Pastrimin e Parave, tek Raporti i ODIHR-it për gjendjen e demokracisë dhe shtetit ligjor në vend. Këto shqetësime nuk mund të anashkalohen nga vendet anëtare. Në këtë kuadër, 9 kushtet e Bundestagut përbëjnë një udhërrëfyes për daljen e vendit nga kriza politike. Siç shprehet qartë edhe dokumenti I Bundestagut, zgjidhja e krizës së rëndë politike përben sot prioritetin numër 1 për Shqipërinë, në mënyrë që të avancojë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Pyetje: Unë vijoj të insistoj tek pyetja, sepse ju keni thënë që “në emër të PD dhe Opozitës së Bashkuar garantoj të gjithë shqiptarët dhe partnerët tanë se do të bëjmë gjithçka që vendit tonë t’i hapen negociatat sa më parë.” Deri më sot, a është bërë kjo “gjithçka” me aq s aka në dorë opozita për të bërë?

Lulzim Basha: E thatë fare mirë. Detyrat janë të qeverisë. Përgjegjësia është e qeverisë, përgjegjësia është e Edi Ramës. Ky dështim ka emrin e tij dhe vulën e tij. Porn ë si opozitë, nuk mund ta lëmë as vendin, as fatin e shqiptarëve në duart e një qeverisjeje të dështuar që ka 6 vjet që dështon vit pas viti për të na çuar më afër Europës. Është një nga premtimet e pambajtura të Edi Ramës.  Ka edhe premtime të tjera të pambajtura, që e kanë sjellë vendin në këtë krizë të rëndë ekonomike. Por, në raport me Bashkimin Europian, ky ëhstë një dështim i përsëritur i Edi ramës. Për këtë arsye, opozita nuk ka pritur dhe nuk ëhstë thjesht në pozitta e të treguarit me gisht përgjegjësit që qartësisht është një- Edi Rama dhe qeveria e tij, pork a propozuar një plan masash për nxjerrjen e vendit nga kriza, duke përfshirë propozim për reformën zgjedhore, që është një nga kushtet kryesore, si nga raporti i OSBE/ODIHR-it, ashtu edhe nga 9 kërkesat e Bundestagut dhe nga dokumenti i vitit të kaluar i Këshillit Europian.

Pyetje: Nëse protestat masive do të vijonin, kam parasysh edhe tensionet, incidentet, a do të ishin këto një minus për Shqiëprinë?

Lulzim Basha: Vetëm në vendet diktatoriale protestat shikohen si një problem. Protestat janë një shprehje e demokracië, janë një shprehje e lirisë themelore të qytëtarëve. Në rastin e Shqiprisë janë garancia, se, pavarësisht kapjes së shtetit, përqendrimit të të gjithë pushteteve në duart e një njeriu – të mos harrojmë se ka më shumë se një vit që Edi Rama është edhe kryeministër, edhe kryeorokuror, edhe Gjykatë Supreme, edhe Gjykatë Kushtetuese, edhe SHISH, edhe polici, edhe kryeredaktor i përgjithshëm, edhe kryoligark, por ka patur një pengesë të fuqishme, që kanë qenë qytetarët dhe opozita politike e vendit. Në këtë kuadër, mendoj se protestat kanë treguar se shqiptarët janë një popull europian, që nuk pranon rënien e demokracisë, nuk pranon praktikat despotike orientale, por janë një popull që e meritojnë të jenë pjesë e Europës. Është një popull i talentuar, është një popul, punëtor, është një popull I zgjuar. Qytetarët tanë shkëlqejnë sa herë ndodhen në kushtet barazisë para ligjit dhe mundësive. Këtë e shohim në vendet ku ata emigrojnë, në Itali, në Gjermani, në Britani, në SHBA, shkencëtarë, sportistë, muzikantë. Por këtu nuk vlerësohet as talenti, as aftësia, as virtyti. Në Shqipërinë e qeverisur nga Edi Rama vlerësohen rekordet kriminale. Po të kesh rekorde kriminale, bëhesh deputet, bëhesh Kryetar Bashkie, bëhesh drejtor i madh. Vlerësohet aftsia për të zhvatur paratë e taksapaguesve përmes tenderave, koncesioneve, PPP-ve korruptive, vlerësohet aftësia për të mashtruar dhe gënjyer qytetarët. Kjo duhët të marë fund. Që kjo të marë fund, vendit I duhet urgjentisht zgjedhje të lira e të ndershme, një parlament I dalë nga vota e popullt dhe jo I diktuar nga paraja e krimit, nga bandit kriminale dhe nga axhenda e oligarkëve.

Pyetje: Dy kushtet kryesore prioritare janë reforma zgjedhore dhe ngritja e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, kur i shihni të realizuara këto z.Basha?

Lulzim Basha: Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë jofunksionale prej një kohe të gjatë. Kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Opozita, Partia Demokratike, prej kohësh kanë insistuar për një zbatim reformës në drejtësi që ne e kemi votuar në nivelin kushtetues në mënyrë të tillë që të mos e linte vendin pa gjykatë. Sepse në momentin që nuk ka një Gjykatë të Lartë, në momentin që nuk ka një Gjykatë Kushtetuese, dua ta them këtë fare qartë për çdo qytetar, pushtetet e këtyre gjykatave nuk avullojnë, por absorbohen, përthithen nga qeveria, nga kryeministri. Pra, nuk e them si metaforë por është e vërtetë që me asgjësimin e këtyre dy gjykatave Edi Rama është edhe Gjykatë e Lartë edhe Gjykatë Kushtetuese. Kjo është një situatë shumë e rëndë, e paprecedentë në Europë, prej të paktën dy shekujsh. Ndaj e rëndësishme është që këto dy gjykata të jenë funksionale sa më shpejt, po kaq e rëndësishme është që këto dy gjykata të jenë funksionale sipas ligjit, sipas Kushtetutës, sipas reformës në drejtësi. 

Pyetje: Por si dy kushte, kur mund të jenë të realizueshme?

Lulzim Basha: Fatkeqësisht opozita nuk ka asgjë në dorë në raport me këtë proces. Sepse ne kemi denoncuar prej kohësh kapjen e reformës në drejtësi nga qeveria. Por ne do të vazhdojmë të insistojmë, të vigjilojmë dhe të bashkëpunojmë edhe me opinionin publik, edhe me faktorin ndërkombëtar jo vetëm që këto dy gjykata të fillojnë punën sa më parë, por që konstituimi i tyre të bëhet në mënyrë të tillë që të garantojnë që ato të jenë me të vërtetë të pavarura. Për sa i përket reformës zgjedhore, siç ju thashë është vetë fakti që ky tashmë përbën një kusht për integrimin europian të vendit, siç e thotë edhe dokumenti i Bundestagut. Por ju kujtoj siç e thoshte edhe para një viti Këshilli Europian para një viti për Shqipërinë, sikundër skanimi që i bëri raporti i OSBE/ODIHR-it zgjedhjeve të 30 qershorit, që e ka shtyrë PD dhe aleatët tanë të mos qëndrojnë pasivë dhe të tregojnë me gisht përgjegjësinë për mungesën e zgjedhjeve të lira në vend por të hedhim një propozim konkret, një plan konkret të cilin që prej ditës së djeshme. Siç e keni vënë re ne kemi filluar ta konsultojmë edhe me qytetarët për një reformë zgjedhore që të garantojë që parlamenti i ardhshëm dhe qeveria e ardhshme të jenë produkt i votës së qytetarëve dhe t’i takojnë qytetarëve. 

Pyetje: Mbërrijmë pak më në brendësi të opozitës dhe Partisë Demokratike, duke qenë se deri tani po flisnim më tepër edhe për negociatat. Zoti Basha pati një pritshmëri ndërkombëtare këtu nga fakti që përfaqësues të Partisë Demokratike shkuan për takimin për reformën zgjedhore në tavolinën e organizuar nga OSBE, përmend këtu deklaratën e Trojkës, OSBE, Ambasadës Amerikane; çfarë kërkon Partia Demokratike realisht për të arritur?

Lulzim Basha:  Ne ishim të vetmit që shkuam në këtë tryezë të përgatitur me një plan dhe një propozim konkret, i cili është gati për tu zbatuar. Çfarë do të thotë reformë zgjedhore? Do të thotë në radhë të parë disa ndryshime në ligj, të cilat duhen bërë në mënyrë transparente dhe të konsultuar dhe së dyti do të thotë vullnet politikë për të zbatuar gjithçka që palët bien dakord; që nga sistemi zgjedhor deri tek rregullat për të dënuar ata që blenë votat apo për të pamundësuar transformimin dhe manipulimin e vullnetit të qytetarëve gjatë procesit të numërimit, siç ndodhi, siç u provua që ndodhi edhe në procesin e 30 qershorit, ku edhe pse pa kundërshtarë, është provuar tashmë që në procesin e numërimit ka ndodhur manipulime të mëdha dhe askush nuk është dënuar. Prandaj, në këtë kuadër është e rëndësishme që, ashtu siç ne kemi shprehur vullnetin tonë politik, të ekzistojë vullneti politik edhe nga pala tjetër. Nuk mund të shkojmë ne drejt një reformë zgjedhore, me lojra, hilera dhe përpjekje për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. 

Pyetje: A u lexua si një hap përpara pjesëmarrja e Ivi Kasos aty?

Lulzim Basha: Pjesëmarrja e zotit Kaso ishte një pjesëmarrje e rakorduar në emër të opozitës së bashkuar. Duhet të jemi të qartë se aty nuk ishte i pranishëm vetëm Partia Demokratike, por ishin të pranishëm përfaqësuesit e opozitës së bashkuar dhe padyshim ishte shenjë e vullnetit tonë. Sepse tashmë e kemi të qartë se reforma zgjedhore duhet jo thjesht dhe vetëm për ta çuar vendin një orë e më parë, pa asnjë vonesë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet vendore, sipas Kushtetutës. Por po kështu për të hapur negociatat për t’u bërë anëtare të Bashkimit Europian që është një qëllim që e bashkëndan Partia Demokratike me aleatët dhe është një qëllim kombëtar i çdo shqiptari. Duket se të vetmit të interesuar për të mos hedhur hapa në këtë drejtim janë ata që kanë edhe përgjegjësinë. 4 vite me radhë Shqipëria ka dështuar  me negociatat, por ne nuk mund të mbetemi peng i një njeriu apo i një force politike që ka degraduar shtetin ligjor, ka degraduar demokracinë, ka degraduar zgjedhjet. Për këtë arsye kemi hedhur këtë akt pro aktiv dhe opozita ka paraqitur një plan konkret, propozim konkret për reformën zgjedhore.

Pyetje: Përtej planit, propozimeve aksionit, çfarë do të lëshonte PD për ta zgjidhur këtë krizë, konkretisht z.Basha?

Lulzim Basha: PD nuk kërkon asgjë për veten e saj, as për aleatët tanë. Opozita e bashkuar nuk ka asnjë kërkesë për veten tonë, për partitë tona. Të gjitha kërkesat tona janë për të zgjidhur krizën për t’i shërbyer qytetarëve shqiptarë. Kur ne kërkojmë zgjedhje të lira e të ndershme, do të thotë që kërkojmë që qytetarët tanë të kenë mundësi të votojnë të lirë nga presioni, të kenë mundësi të votojnë të lirë nga kërcënimi për tjetërsimin e rezultatit, të mos jenë subjekt i blerjes së votës, të mos shkarkohen nga puna se nuk votojnë partinë në pushtet. Pra, sa i përket reformës zgjedhore po edhe kërkesave të tjera të opozitës, të PD, asgjë nuk kërkohet për veten tonë apo në emrin tonë. Gjithçka që kërkojmë është në emër të interesit publik, është në emër të qytetarëve shqiptarë.

Pyetje: Patjetër, por a do të lëvizte diçka prej jush? Këtë pyetje ia bëjmë shpesh edhe maxhorancës, që artikulon shprehjen ‘jemi gati për dialog’. Madje unë dua t’ju pyes këtu z.Basha, është shprehur kryeministri z.Rama se jam i gatshëm t’i shkoj kryetarit të PD z.Basha në zyrë në çfarëdo lloj orari mjafton që të më pranojë. Çfarë do t’ju bënte ta pranonit Edi Ramën në zyrën tuaj?

Lulzim Basha: Asgjë! Sepse kjo tregon që Edi Rama nuk është i interesuar të zgjidhë krizën, por është i interesuar për një shfaqe tjetër. Koha për shfaqe ka mbaruar.

Pyetje: Nuk do të uleshit asnjëherë me Edi Ramën përballë?

Lulzim Basha: Vendi nuk ka nevojë për një takim për sy e faqe midis një njeriu që e ka zhytur Shqipërinë në një krizë të thellë dhe opozitës që po kërkon daljen nga kjo krizë. Vendi ka nevojë për rrugëdalje nga kriza, dhe rrugëdalja nga kriza nuk bëhet me shfaqje, por bëhet me zgjedhje të lira e të ndershme, me reformë zgjedhore, me dënimin e atyre që kanë shkatërruar zgjedhjet e 2017, 2015, 2016. Hetimin e plotë të çdo kujt në dosjet e famshme 339, 184 dhe me një proces transparent me pjesëmarrje dhe përfshirje të publikut për një reformë zgjedhore që u garanton qytetarëve që zëri i tyre do të dëgjohet, që vota e tyre do të shkojë aty ku të hidhet dhe që parlamenti i ardhshëm dhe qeveria e ardhshme do të jenë produkt i vullnetit të qytetarëve dhe jo produkt i vullnetit të bandave kriminale apo të oligarkëve. Kjo i duhet Shqipërisë, dhe këtu çdo palë duhet të marrë përgjegjësitë e veta. Edi Rama duhet të marrë përgjegjësitë, për kriminelët që solli prap edhe në procesin e 30 qershorit.  Kemi të paktën 3 persona me rekode kriminale, në Shkodër, në Vaun e Dejës, në Vorë, me gjasa dhe shumë të tjerë. Kemi një lidhje të pashkëputshme të Edi Ramës nga që janë në listat e zeza të SHBA, si Tom Doshi apo Vangjush Dako. Kemi Shqipërinë në nivele rekord si bazë e sigurtë e trafikimit të drogës në Botë. Gjithçka që ju thëm është në 9 pikat e Bundestagut. 9 pikat e Bundestagut përbëjnë një udhërrëfyes për nxjerrjen e vendit nga kriza.  Dhe dua ta përsëris fare qartë që për opozitën, për Partinë Demokratike dhe për mua personalisht, nuk ka asnjë dyshim se rruga e zgjidhjes së kësaj krize të rëndë politike, që peshon pastaj dhe përkthehet në krizën e tmerrshme ekonomike që ka mbërthyer vendin, me papunësi, me varfëri të shtuar, me familje të zhytyra në borxhe, me koston e jetesës në nivele të papërballueshme dhe të pakrahasueshme me vendet e rajonit, me emigracionin masiv që është rikthyer në numra më të frikshëm se sa para 25 apo 30 vjetësh, zgjidhja e vetme është zbatimi i këtij udhërrëfyesi që çon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe vendore në të njëjtën ditë, me një reformë zgjedhore që u garanton qytetarëve vendimmarrjen për nesër e përgjithmonë.  Pra, çlirimin e politikës nga krimi. Çlirimin e shtetit nga kapja e shtetit nga krimi dhe interesat korruptive dhe kthimin e vendimarrjes tek qytetarët. Vetëm kështu Shqipëria mund të shkojë drejt Europës. Në Europë nuk ka kryeministër as 24 orë që kapet duke bashkëpunuar me kriminelë, me policë të korruptuar, me politikanë, për të vjedhur zgjedhjet dhe pastaj gjen lloj-lloj alibirash për të mos u larguar dhe për të mbrotjur bashkëpunëtorët e tij në krim. Në Europë nuk ka kryeministër që i kapen 2 ministra të brendshëm njëri pas tjetrit, njëri i përfshirë në kanabizimin e vendit, tjetri më vëllain të dënuar dhe fuxhitiv të drejtësisë që vazhdon aktivitetin në Shqipëri dhe që bëjnë gjithçka për të mbrojtur ata, në vend që ti hapë rrugë drejtësisë. Nuk ka në Europë kryeministër që të kontrollojë prokurorinë, të diktojë mbylljen e hetimeve siç po ndodh me dosjen 184 që e kanë degdisur në Dibër për ta mbyllur, apo me dosjen 339. Nuk ka kryeministër që mban në kryesi Vangjush Dakon, që e ka marrë vesh gjithë bota që ka qënë truri i manipulimit elektoral me bandat e Avdylajve në Shijak e gjetkë. Pra, s’po kërkojmë asgjë më shumë dhe nuk mund të pranojmë asgjë më pak se sa standardet dhe normat europiane. Dhe sot këtë nuk po e kërkon vetëm opozita, por po e kërkon Gjermania, po e kërkon Europa, po e kërkojnë partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe kjo është e vetmja rrugë për ta nxjerrë vendin nga kriza.

Pyetje: Zoti Basha, ju thatë se është një shoë i kryeministrit Rama, që kërkon t’ju takojë qoftë edhe në zyrën tuaj në çdo orë. Por nga ana tjetër unë ju pyes: Ka zëra që flasin për një marrëveshje PS-PD. Ndoshta iu është drejtuar edhe herë tjetër kjo pyetje, por unë po jua bëj përsëri: A ka pasur tentativa për një marrëveshje PS-PD?

Lulzim Basha: Nuk ka dhe nuk do të ketë më marrëveshje PS-PD. Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e njëpasnjëshme në raport me integrimin europian, për kriminalizimin e vendit, për kapjen e shtetit, për shkatërrimin e zgjedhjeve, për mbrojtjen e bashkëpunëtorëve e tij në krime të shumta korrupsioni, vjedhje dhe të procesit zgjedhor. Edi Rama duhet t’i hapë rrugë zgjidhjes së krizës politike përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëtën ditë, pas një reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Për këtë ka një plan të qartë, ka një propozim të qartë të cilin duhet ta marrë dhe ta zbatojë, ose përndryshe duhet të hapë krahun dhe të lërë të tjerët ta zbatojnë. Ai nuk mund ta mbajë peng vendin përgjithmonë. Ka 6 vite që e mban peng vendin me dështim, me mashtrime dhe me gënjeshtra. Tani ka ardhur momenti. S’ka çfarë të bëjë më pas 6 vitesh. Çfarë nuk ka bërë për 6 vite, nuk e bën dot më. Ka ardhur momenti të zbatojë këtë plan për nxjerrjen e vendit nga kriza, që është në fakt edhe plani i prtnerëve tanë, i Bundestagut dhe i Bashkimit Europian.  Propozimin sa i përket reformës zgjdhore e ka mbi tavolinë ose përndryshe të hapë krahun.

Pyetje: Në daljen e fundit për media, ju u shprehët se “zoti Rama dështoi në zgjidhjen e krizës”. Dështoi në çfarë? Kishte njëfarë negocimi për ta zgjidhur këtë krizë dhe diçka nuk shkoi mirë, diçka dështoi?

Lulzim Basha: Padyshim. Dihet mirë që ka pasur një ofertë të qartë nga partnerët ndërkombëtarë për ta zgjidhur krizën. Por edhe atëherë Edi Rama vuri interesat e veta, interesat e Valdrin Pjetrit, Kajmakut, Babanit, Tom Doshit, Vangjush Dakos, Avdylajve, mbi interesat e qytetarëve shqiptarë dhe procedoi me një proçes monist, fals dhe kriminal, për kapjen me dhunë të pushtetit vendor, në vend që të dëgjonte këshillën e miqve tanë dhe t’i hapte rrugë një procesi politik që do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve me standarde dhe të rivendosjes së demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës, në vend të demokracisë false, parlamentit fals, zgjedhjeve të kapura dhe shtetit të kapur nga krimi.

Pyetje: Pra bëhet fjalë për zgjidhje të krizës me sytë nga ndërkombëtarët, jo për ta zgjidhur nga brenda vendit ashtu siç në fakt ata gjithmonë kanë artikuluar?

Lulzim Basha: Padyshim që zgjidhja kërkon vullnetin e palëve. Nuk ka zgjidhje që vjen nga jashtë, por roli i faktorit ndërkombëtar ka qënë dhe është përcaktues për të ndihmuar në arritjen e kësaj zgjidhje.  Aq më shumë në kushtet kur ka një mungesë totale besimi mes palëve, jo për shkakun tonë por për faktin se Edi Rama ka provuar se me marrëveshjet që u bënë për të zgjidhur krizën e vitit 2017-të, jo vetëm nuk i respektoi por i përdori për të fshehur një tjetër batërdi, siç ishte vjedhja e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, që tashmë është provuar edhe nga prokuroria përmes çeshtjes penale 339 dhe përgjimeve të publikuara nga Bild.

Pyetje: Zoti Basha do t’ju drejtoj një pyetje, por ju lutem një përgjigje shumë të drejtëpërdrejtë, sepse është në fakt ajo që të gjithë edhe kuriozohen: Është kryetarja e LSI, zonja Kryemadhi, e cila artikulon qartë se “nuk e ka problem dialogun apo zgjedhjet me Edi Ramën kryeministër”, ndërkohë që për ju ky vazhdon të jetë, apo jo, kushti i panegociueshëm  se “nuk shkohet në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. A hyn zoti Lulzim Basha në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër?

Lulzim Basha: Detyra ime si kryetar i opozitës të garantoj që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë dhe të pandikuar nga krimi i organizuar. Të pafrikësuar se nesër ata apo kushërinjtë apo familjarët e tyre mund të humbin vendet e punës, nëse nuk votojnë për partinë në pushtet. Që të arrijnë në qendrat e votimit pa i ndaluar policia me postblloqe, siç ndodhi, siç e dëgjoi gjithë bota, në zgjedhjet e 2016-ës. Që mediat të jenë të lira e të japin një raportim të balancuar, mos të jenë të kërcënuara, të blera apo të shantazhuara nga kryeministri. Opozita e bashkuar ka një platformë për ta arritur këtë dhe pjesë e kësaj padyshim është vullneti politik. Ne kemi propozuar një zgjidhje, një qeveri tranzitore që garanton zbatimin e rregullave ekzistuese dhe çfarëdo rregullash shtesë mund të nevojiten sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Pyetje: Kjo qeveri tranzitore është pa Edi Ramën?

Lulzim Basha: Pa diskutim. Ky është propozimi ynë. Ky është kontributi ynë për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme. Pyetja shtrohet a ka një propozim tjetër? A ka një rrugë tjetër për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme? Nuk kemi dëgjuar asgjë, aq më pak bindëse, se ka edhe një rrugë tjetër për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Pyetje: Ju si kryetar i opozitës, si e lexoni Monika Kryemadhin, kur thotë që ulem me Ramën…?

Lulzim Basha: Nuk ka nevojë ta lexoj fare zonjën Kryemadhi dhe asnjë nga aleatët, sepse opozita e bashkuar ka një dokument politik të miratuar nga forumet më të larta, i cili përbën qëndrimin zyrtar të opozitës.

Pyetje: Pra nuk ka ndryshim nga ana e LSI-së?

Lulzim Basha: Siç jua ka konfirmuar edhe kryetarja e LSI, nuk ka asnjë ndryshim.

Pyetje: Po kjo është e artikuluar qartë se “ne shkojmë me Edi Ramën kryeministër…”?

Lulzim Basha: Edhe njëherë po ju them. Ka një dokument politik i cili përcakton rrugën se si shkohet drejt zgjdhjeve. Ky është propozimi ynë. A shkohet në zgjedhje, a ka garanci se një njeri që u provua 3 herë që vjedh votat edhe kur nuk ka kundërshtar politik përballë, që angazhon krimin edhe kur nuk ka kundërshtar politik përballë! Që kandidon persona me rekorde kriminale edhe kur nuk ka kundërshtar politik përballë! Që shtantazhon administratën edhe kur nuk ka kundërshtar politik përballë! A mund të garantojë një proces zgjedhor me rregullat ekzistuese apo të ndryshuara? Përgjigja e opozitës së bashkuar është: Jo. Me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Ky është pozicioni politik i opozitës.

Pyetje: A ka patur debate mes jush lidhur me këtë, për gjithmonë të artikuluarin kusht të panegociueshëm për të mos qënë Edi Rama kryeministër për të shkuar në zgjedhje të lira e të ndershme?  

Lulzim Basha: Ky dokument është hartuar të paktën 7 apo 8 muaj më parë dhe përbën një qëndrim politik.

Pyetje: Po por ka ndryshuar gjuha…

Lulzim Basha: Jo. Intervistat gazetareske janë një gjë, qëndrimet politike janë një gjë tjetër. Nuk kam pasur asnjë kërkesë nga asnjë aleat që ne të rishikojmë qëndrimin tonë politik. Dhe sot qëndrimi ynë politik ka avancuar më tej me popozimin që kemi bërë për reformën zgjedhore.

Pyetje: Pra ky kusht vazhdon të jetë për ju dhe për Partinë Demokratike?

Lulzim Basha: Është një qëndrim i rakorduar i Opozitës së Bashkuar. Shikoni, ka mënyra të ndryshme se si mund t’i qasemi politikës dhe në tërësi, për fat të keq, Shqipëria në këto 30 vite ka pasur një përqasje tipike ballkanike, ku çfarë thuhet në mëngjes, nuk thuhet në darkë. Për të mirë apo për të keq, nën drejtimin tim, besoj për të mirë, opozita ka një përqasje tjetër, koherente dhe konstante. Këtë që themi, asaj i qëndrojmë. Të tjerat pastaj i gjykoj se janë oshilacione gazetareske për të gjuajtur apo tregtuar lajmin e ditës.  Opozita është në unison dhe e qëndrueshme në pozicionet politike që ka përcaktuar. Për më shumë, koha na ka dhënë të drejtë. Vendi ka ardhur në këtë krizë ekonomike, me papunësi, me varfëri, me koston e jetës të papërballueshme. Sot, po të shohim statistikat zyrtare, shohim se më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot muajin. Pra, nuk ka asgjë që është përmirësuar në këtë situatë, që të na bëjë ne që të rishikojmë pozicionin tonë sa i përket rrugëdaljes nga kriza. Gjërat kanë shkuar më keq dhe nëqoftëse do të vazhdojë kështu, akoma më keq do të shkojnë. Prandaj, nuk ka kohë për të humbur me persiatje dhe dilema të kota, e vetmja mënyrë për te ndryshuar situatën, është dhënia fund krizës politike, rikthimi i mandatit tek qytetarët shqiptarë të cilët të vendosin me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne kemi një vizion, me një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, si kriza e të gjjthë krizave, dhe duam që qytetarët shqiptarë të votojnë për këtë plan apo çfarëdo vizioni tjetër që mund t’u paraqitet, te pandikuar nga krimi i organizuar, te pa frikësuar se nesër mund t’ju vjelin taksidarët, inspektorët, policët, në bizneset e tyre private apo mund të largohen nga puna në administratë, të votojnë si qytetarë europianë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!