Home Shendet Sociologët: Fëmijët nuk duhen dhunuar!

Sociologët: Fëmijët nuk duhen dhunuar!

nga Albina Hoxhaj

Skocia e ndaloi me ligj rrahjen e fëmijëve me shuplakë nga prindërit, duke u bërë shteti i parë në Mbretërinë e Bashkuar, me një masë të tillë dhe i 58-i në botë. Suedia e ndaloi me ligj dhunën fizike ndaj fëmijëve në vitin 1979. Sociologët thonë se metoda e përdorimit të dhunës është mesjetare e antiedukative, nuk jep rezultat dhe lë pasoja.

“Ne vijmë nga një shoqëri që dhunën e ka mbivlerësuar, kjo është një nga arsyet që sot kemi nivel të larte dhune në shoqërinë tonë. Fillesat e dhunës janë pikërisht në familje. Ende kemi prindër që besojnë, se druri është mjeti që i bën zap fëmijët. Fëmijët e rritur përmes dhunës do prodhojnë dhunë”, shprehet sociolog Gëzim Tushe.

Fëmijët që janë edukuar me dhunë janë të predispozuar të bëhen asociale, përdorues të drogës apo alkoolit. Sociologët shprehen se dhuna do t’i bënte fëmijët hipokritë, komformistë e servilë, dhe se është shumë i nevojshëm një revolucion edukativ në familje.

“Fëmijët dhe adoleshentët e sotshëm janë të vështirë, por nuk mposhten me dhunë, as fëmijët e vegjël. Po duam një fëmijë të zhvilluar fizikisht, mendërisht, shpirtërisht e qytetarisht, vetëm shpirtërisht, vetëm dhuna duhet shmangur”, shton Tushe.

Lajme te ngjashme