Home Kronike Fier, gjendet i pajetë trupi i një 35-vjeçari

Fier, gjendet i pajetë trupi i një 35-vjeçari

nga Albina Hoxhaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të Fierit, ku është gjetur një trup i pajetë në afërsi të lumit Vjosë, pranë fshatit Hambar.

Viktima është rreth 35 vjeç dhe trupi i tij është gjetur i dekompozuar. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime në trupin e tij. Viktima nuk është identifikuar.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:40, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar, është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar, rreth 35 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk dallohen shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Në momentin që është konstatuar, viktima ka pasur veshur një bluzë të bardhë,  çizme të gjata, xhinse vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë “thike”.

Personat e interesuar të paraqiten në morgun e spitalit Fier

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e personit të mbytur  dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!