Home Bota Mobilizim për zgjedhje dhe mbrojtje të votës

Mobilizim për zgjedhje dhe mbrojtje të votës

nga Albina Hoxhaj

Më 6 tetor, qytetarët e Kosovës që kanë të drejtë vote pritet t’i nënshtrohen procesit zgjedhor, ditë kjo kur Kosova mbanë zgjedhjet parlamentare.

Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë më shumë se 1 milion e 900 kosovarë, që do të kenë mundësinë të votojnë për partitë apo kandidatët e tyre të preferuar për deputet.

Për zgjedhjet e 6 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 25 subjekte, prej tyre 20 parti politike, katër koalicione dhe një kandidat i pavarur.

Në KQZ thonë se kanë bërë të gjitha përgatitjet sa i takon organizimit dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Sipas këtij institucioni, të drejtë vote në zgjedhjet e 6 tetorit kanë saktësisht 1 milion e 937 mijë e 869 votues.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, tha për Radion Evropa e Lirë se në këto zgjedhje janë më shumë se 100 mijë votues të ri.

“Pra, janë 111 mijë e 733 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2017. Nga këta 111 mijë e 733 votues, janë 87 mijë e 180 votues të rinj që pas zgjedhjeve lokale 2017 kanë arritur moshën 18 vjeç, e që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje, si dhe janë 24 mijë e 553 votues që nuk kanë qenë pjesë e listës votuese të këtyre zgjedhjeve, por që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil midis dy palë zgjedhjesh ose që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës”, tha Elezi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!